Bashkia e UKT në terren,gjoba për
ata që shpërdorojnë ujin e pijshëm
UKT dhe Bashkia e Tiranës janë angazhuar në përballimin e situatës së emergjencës që ka ardhur si pasojë e temperaturave të larta dhe thatësirës së zgjatur.
UKT dhe Bashkia e Tiranës janë angazhuar në përballimin e situatës së emergjencës që ka ardhur si pasojë e temperaturave të larta dhe thatësirës së zgjatur.
Grupet e Task-Forcës prej ditës së sotme janë shpërndarë në terren, ku po bëjnë monitorimin e situatës dhe evidentimin e të gjitha rasteve të ndërhyrjeve të paligjshme në rrjet si dhe të shpërdorimit të ujit.
Fokusi i tyre kanë qenë linjat e transmetimit në periferi të Tiranës si Paskuqani, Kashari, Mëzes, Shkoza, Babrruja etj, si dhe rrjeti i shpërndarjes brenda në qytet, përfshi subjektet private dhe shtëpitë që kanë bahçe dhe lulishte.
Në ditët e para të këtij aksioni, grupet e Task-Forcës kanë evidentuar një sërë rastesh të lidhjeve të paligjshme dhe të përdorimit të ujit të pijshëm për qëllime të tjera, kryesisht për ujitje të tokave dhe të mbjellave bujqësore.
Nuk kanë munguar as rastet e tjera të shpërdorimit të ujit të pijshëm për larje të rrugëve apo ambienteve të tjera private.
Grupet e punës pasi kanë bërë prerjen e lidhjeve të paligjshme në rrjet, kanë vendosur një sërë gjobash për të gjithë shkelësit e ligjit dhe abuzuesit me ujin.
Ndërkohë, grupet e Task-Forcës, duke filluar që nga dita e nesërme, për çdo rast të shpërdorimit që do të konstatohet, do të do të bëjnë edhe denoncimin në organet kompetente.
Shqipëria në fakt nuk është e vetmja që po vuan thatësirën e zgjatur të shoqëruar me temperatura të larta dhe mungesën e ujit të pijshëm, pasi edhe shumë vende evropiane si Italia, Britania e Madhe apo Irlanda janë përfshirë nga vala e të nxehtit, ndërsa janë përballur me një krizë të furnizimit me ujë të pijshëm, duke i detyruar autoritetet që të marrin masa ekstreme për përballimin e situatës.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?
-
Presion
48.4%
-
Frikë se humbin
43.5%
-
Arsye të tjera
8%
Vota total: 1578
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet e 14 majit, Duka: Vë bast se mazhoranca nuk merr vota si më parë! Vangjeli: Pjesëmarrja e rëndësishme, shumica shkon drejt kutive të votimit
29 Mars, 15:27
-
Grossi në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia-s: Po marrim masa për të shmangur katastrofën
29 Mars, 15:22
-
Vijojnë protestat në Francë, qytetarët vërshojnë nëpër rrugë, 175 policë të plagosur! 2 milionë protestues kundër reformës së pensioneve
29 Mars, 15:22
-
Me pikë të njëjta si 11 vite më parë, Alonso: Mendova se isha në tunel të errët, jam kampion
29 Mars, 15:10
-
Kakavijë/ Mashtroi një shqiptar nga Kosova dhe i mori 9 mijë euro, në pranga 41-vjeçari nga Hondurasi, po ikte në Greqi
29 Mars, 15:01
-
Shkoi për të prerë dru, ndërron jetë 42-vjeçari në Berat! I ra trungu i pemës
29 Mars, 14:52
-
Rama: Po hartojmë draftin, s’ka më leje ndërtimi për kompanitë që japin paga minimale! Metri katror ka shkuar mbi 1 mijë euro, ç’kuptim ka ky shfrytëzim?
29 Mars, 14:49
-
U arrestuan pas përplasjes me policinë polake, lirohen 4 tifozët e kombëtares shqiptare
29 Mars, 14:42
-
FOTO/ Pamjet në Zelandën e Re mahnitin botën, spektakël dritash në qiej
29 Mars, 14:38
-
Erion Veliaj flet me emra: JOQ dhe Lolita u vendosin gjoba linjave të autobusëve! Ja kush janë pronarët
29 Mars, 14:31
-
'Ti dhe Luizi çift gjithë jetën', Kiarës i del në mbrojtje gjyshja: Ta dinë të gjithë kush je ti, dje duhet ta kishin lënë BBV banorët
29 Mars, 14:23
-
Vajzat arbitre: Të arbitrosh ndeshjet e meshkujve? Ja çfarë na bën përshtypje…
29 Mars, 14:18