Bashkia e Vlorës ka marrë pjesë në Panairin 'Biznes-turizëm dhe menaxhim' që u mbaj prej tre ditës në qytetin Italian të Leçes. Kryebashkiaku Dritan Leli i ka bërë ftesë italianëve të vizitojnë qytetin shqiptar përtej detit. Stenda e bashkisë së Vlorës ka qenë dhe një ndër më të vizituarat e panairit të zhvilluar në ambientet stadiumit të Leçes.
Stenda e Bashkisë së Vlorës ka qenë dhe një ndër më të vizituarat e panairit 'Biznes-turizem dhe menaxhim' të zhvilluar në ambientet stadiumit të Leçes në Itali, ku vizitorë ishin italianë dhe shqiptarë që jetojnë në Itali. Në panairin që zhvillohet prej 3-ditësh kanë qenë pjesëmarrëse me Bashkinë e Vlorës dhe 8 operatorë turistikë të qytetit.
Në ditën e tretë kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli ka pritur në stendën e bashkisë ministren e agrikulturës italiane Tereza Belanova dhe kryebashkiakun e Leçes Carlo Salvemini. Leli i ka bërë ftesë italianëve të vizitojnë qytetin shqiptar përtej detit.
"Më shumë vizitorë seç prisnim, vetë prezenca e personaliteteve që ishin këtu dhe që treguan interes për stendën e Vlorës në fund justifikojnë të tërën. Kemi shumë për të thënë, Vlora ka shumë për të thënë, që te atraksionet përveç natyrës por edhe kulturës, që qyteti i Vlorës ka me shumicë. Të gjitha investimet që janë bërë do rrisin paketën turistike të Vlorës. Shpresoj që në mars të kemi një fitues për procedurën për aeroportin e Vlorës, sepse aeroporti do të shndërroj Vlorën në një brand ndërkombëtar", tha Dritan Leli
Bashkia e Vlorës ishte e vetme nga vendet e huaja në panairin e Leçes. Në stendat e së cilës posterat flisnin me foto të zonës historike, të me broshura dhe produkte tipike, veçanërisht verë dhe raki shqiptare, ndërsa operatorët turistike ofruan mundësitë e tyre akomuduese për kompanite italiane të turizmit. Ndërkohe qyteti bregdetar i Vlorës regjistroi në vitin 2019 një fluks të madh të turistëve italiane.
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4403
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bashkia e Vlorës zhvendos tregun e gjësë së gjallë, tregtarët bëjnë rezistencë: S’vjen njeri të blejë kaposhë në Nartë se është larg
18 Dhjetor, 17:08
-
Priten reshje me intensitet të lartë në Vlorë, Bashkia apel qytetarëve: Bëni kujdes! Rrugët ku s'duhet të parkoni automjetet
8 Dhjetor, 07:42
-
Frikë nga përmbytjet në Vlorë, banorët e lagjes 'Pavarësia' zënë dyert me thasë rëre! Dimri i gjen kanalet pa pastruar
11 Nëntor, 14:46
-
Përmbytjet në Vlorë, tenderët dhe kontratat për rrugët e kanalizimet në 'sitën' e KLSH-së! Prokuroria ende asnjë hetim!
8 Tetor, 15:52
-
Vlora nën ujë! Kolektorë të bllokuar dhe pompa të amortizuara, kush ka përgjegjësi për përmbytjet?! Çuçi: Verifikojmë çfarë nuk funksionoi
5 Tetor, 10:23
-
Moti i keq me shi, Bashkia Vlorë thirrje qytetarëve: Ja cilat janë zonat me risk ku s'duhet që të parkoni! Përmbyten disa akse
4 Tetor, 15:26
-
Në Vlorë priten reshje intensive shiu, bashkia apel qytetarëve: Jini vigjilentë, mos parkoni mjetet në zonat me risk! Grupet e punës do të jenë në terren
9 Shtator, 21:01
-
Rikthehet panairi ditët e bujqësisë në Lushnje! Mbledh aktorët më të rëndësishëm të bujqësisë në vend dhe rajon
19 Prill, 15:42
-
Panairi i turizmit në Madrid/ Shqipëria destinacion turistik dhe në stendat e Argjentinës e Kilit! Rama: Po zbulohen dhe malet tona
27 Janar, 09:29
-
Magjia e Krishtlindjeve! Mirdita një sofër mikpritëse, atmosfera si asnjëherë më parë! Panair në shesh e koncerte çdo mbrëmje
22 Dhjetor 2023, 16:16
-
Helena Kadare: Ismaili është i bindur se Shqipëria po jeton vitet më të mira të saj! 'Kur bën diçka që e di se nuk vdes, s'ke frikë!' Sot në panair, brengat dhe gëzimet e kryeshkrimtarit!
18 Nëntor 2023, 17:51
-
‘Brez pas brezi myzeqar’, Mbahet panairi i traditës në Patos, kryebashkiaku: Një ndër festat më të bukura
30 Shtator 2023, 13:10