TIRANE - Bashkia e Tiranës ndërpreu mbrëmë disa punime pranë Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë me pretendimin sipas saj se po punohej pa leje. Por ka reaguar menjëherë Ministria e cila thotë se jo vetëm që për këtë ndërtim është vënë në dijeni edhe Bashkia, por në përgjigje të shkresës së ministrisë Bashkia ka ofruar edhe asistencë teknike.
Në njoftimin e saj Ministria e Energjisë sqaroi se bëhet fjalë për ndërhyrjes nga ana e MEI, në pjesën e pasme të godinës të Institucionit, për shkak të keqfunksionimit të vazhdueshëm të sistemit të kanalizimeve, për largimin e ujërave të bardha dhe të zeza
Bashkia e Tiranës: Ministria e Energjisë punime pa leje gjatë natës
Bashkia e Tiranës ka ndërprerë mbrëmë disa punime të kryera sipas saj nga Ministria e Energjisë pa leje.
Të sinjalizuar nga qytetarët, inspektorët e Inspektoriatit Urbanistik të Bashkisë së Tiranës rreth orës 22:00 të së enjtes kanë konstatuar punime pranë Ministrisë së Energjisë, ku kanë gjetur në vendngjarje një betoniere e cila po hidhte beton.
Sipas një njoftimi zyrtar të Bashkisë së Tiranës, inspektorët kanë kërkuar lejen e punimeve, por në këtë moment, sipas njoftimit, kanë ndërhyrë forcat e policisë të cilët kanë tentuar të pengojnë punën e inspektorëve. “Inspektorët nuk janë tërhequr por kanë kryer të gjitha procedurat siç i parashikon ligji, duke mbajtur procedurat përkatëse e duke bëre pezullimin e tyre”, sqarohet më tej në njoftim.
Në përfundim të deklaratës, “Bashkia e Tiranës kërkon nga institucionet shtetërore të respektojnë ligjet dhe rregullat e këtij vendi”.
Ministria e Energjisë: Kemi njoftuar Bashkinë në Tetor, na ofruan edhe asistencë teknike
“Ministria e Energjisë dhe Industrisë referuar akuzave të nxjerra sot nga Bashkia Tiranë mbi një “ndërtim pa leje” në ambientet e jashtme të Ministrisë, bën me dije gjithë opinionin publik se:
Me shkresën nr. 6310 prot., datë 21.10.2014 është vënë në dijeni Bashkia e Tiranës për domosdoshmërinë e ndërhyrjes nga ana e MEI, në pjesën e pasme të godinës të Institucionit, për shkak të keqfunksionimit të vazhdueshëm të sistemit të kanalizimeve, për largimin e ujërave të bardha dhe të zeza. Në vijim, Bashkia e Tiranës me shkresën nr. 14147/1 prot., datë 27.10.2014, shprehet dakord për realizimin e këtij investimi të nevojshëm, madje duke ofruar edhe asistencë teknike për realizimin e këtij riparimi të rrjetit të kanalizimeve dhe të sistemimit të pjesës së pasme të oborrit.
Pra sa më sipër, theksojmë se jo vetëm që nuk bëhet fjalë për një ndërtim të çfarëdolloj strukture, por thjesht punime të sistemimit të kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza, të degraduara prej vitesh, theksojmë detyrë kjo funksionale e Bashkisë Tiranë, e cila e kishte lënë në harresë prej vitesh, duke prurë si pasojë një problematikë emergjente, në daljen dhe depozitimin e ujërave në sipërfaqen e territorit mbrapa godinës së Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë”.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

MEI: I njoftuam, na ofruan asistencë">