Bashkia Fier dhe kompania e
parkimit në gjyq për gjoba fiktive

Bashkia Fier dhe kompania e<br />parkimit në gjyq për gjoba fiktive
FIER - Bashkia e Fierit dhe shoqëria private “International Parking 2011”, e kontraktuar prej saj për parkingjet në qytetit do të gjykohen për “shpërdorim detyre”, pas abuzimeve të zbuluara nga Prokuroria e Fierit me vendosjen e gjobave mbi 10 mijë lekë të reja ndaj qytetarëve me argumentin per "parkim te gabuar".

Pas kallëzimeve që kanë dorëzuar në Prokurorinë e Fierit dhjetëra qytetarë, organi i akuzës dërgoi për gjykim kërkesën ndaj bashkisë së Fierit (person juridik), kompanise private "International Parking 2011" (person juridik) si dhe ndaj dy zyrtarëve të Bashkisë së Fierit, drejtorit të Transportit dhe Liçensave Profesionale Themion Mile dhe Dretjorit të Financës në këtë bashki Arben Doko. Gjithashtu, nën akuzë janë edhe administrator i shoqërisë “International Parking 2011” Florim Kajolli, përgjegjësin e kompanisë Mikel Shani, dhe 3 punonjës të kësaj shoqërie, Nikollaq Prifti, Ermal Xhaferraj, Edmond Çipllaka.

Nga hetimi ka rezultuar se si nga ana e përfaqësuesve të Bashkisë Fier, të ngarkuar me monitorimin e kësaj kontrate, ashtu edhe nga ana e përfaqësuesve të kompanisë private, është abuzuar në mënyrë të dukshme me qytetarët. Vetë personat nga qytete te ndryshme te Shqiperise, te cilet kane bere kallezimet, pretendojnë se kanë qenë të detyruar të paguajnë gjoba mbi 10.000 lekë të reja për “parkim të gabuar”, sipas arsyetimit që iu është dhënë atyre nga përfaqësuesit e kompanisë “International Parking 2011”.

Sipas Prokurorise se Fierit, këta persona, dhe vete Bashkia Fier me shoqerine private (si persona juridik) akuzohen se në mënyrë flagrante kanë lejuar dhe kanë kryer veprime që u kanë sjellë dëme të mëdha ekonomike qytetarëve të shumtë, duke u vendosur gjoba të pajustifikuara drejtuesve të automjeteve për parkim në zona të ndryshme të qytetit të Fierit.

Administratori i “International Parking 2011”: Punojmë brenda kuadrit ligjor
Në një reagim, fill pas publikimit të lajmit, administratori i shoqërisë së parkingut, thotë se kompania funksionon prej vitit 2011 brenda kuadrit ligjor. “Është një vendim i Këshillit Bashkiak që ky parking privat funksionon, për prokurorinë është puna e saj se çfarë bën, ne jemi brenda ligjit”, thotë administratori “International Parking 2011” Florim Kajolli,


Të pandehur janë:

- Themion Mile, Drejtor i Transportit dhe Liçensave Profesionale, Bashkia Fier

- Arben Doko, Drejtorisë së Financës, Bashkisë Fier

- “Bashkia Fier”, Person Juridik

- Florim Kajolli, administrator i shoqërisë “International Parking 2011”

- Mikel Shani, përgjegjës në shoqërinë “International Parking 2011”

- Nikollaq Prifti, punonjës, “International Parking 2011”

- Ermal Xhaferraj, punonjës, “International Parking 2011”

- Edmond Çipllaka, punonjës, “International Parking 2011”

- “International Parking 2011”, Person Juridik

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Barcelona do të rrisë taksën turistike

Barcelona do të rrisë taksën turistike