TIRANE - Mungesa e kapakëve të pusetave në kryeqytet jo pak herë janë kthyer në shqetësim për qytetarët apo drejtuesit e mjeteve, teksa Bashkia e Tiranës mjaftohet që qytetarëve ti shërbej duke gjobitur me karrotrecin e parkimeve duke harruar se në mes të kryeqytetit ka ende puseta pa kapak.

A1Report ka mundur të sigurojë pamjet ku një i moshuar 92 vjeçar i idetifikuar si Ismail Murati orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure ka rënë në pusetë duke pësuar dëmtime të rënda.

Siç e shihni nga pamjet puseta ku ka rënë Murati është pikërisht në murin rrethues të Ministrisë së Ekonomikës, dikur ish-Ministria e Mbrojties, por dhe pse në mes të Tiranës punonjësit e Bashkisë nuk e kanë vënë re për ta riparuar.

E sikur të mos mjaftonte neglizhenca e Bashkisë për të riparuar pusetën, i moshuari është përballur dhe vonesën e urgjencës e cila sipas qytetarëve dhe policivë të komisariatit numër 3 që kanë ndihmuar të moshuarin është vonuar për më shumë se 20 minuta.

Por urgjencat nuk është një rast i pazakontë që vonohet kur qytetarët shqiptarë kërkojnë ndihmën e parë, pak ditë më parë në Qerret të Kavajës dhe në Shëngjin u proceduan stafi urgjencës pasi shpërdoruan detyrën duke vonuar në dhënien e ndihmës së parë.

E teksa me mjete rrethanore qytetarët e ndodhur aty pranë dhe policët i kanë ndalur hemoragjinë të moshuarit Ismail Murati, stafi mjeksor duket se pret që policia dhe qytetarët të ngrënë barrelën pasi mjeku dhe infermierja nuk ja dalin dot!

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)