24 orë nga përplasjet në godinë, Bashkia e Tiranës i ka dhënë e 10 ditë afat FRD që të lirojë ambientet. Kryetari i FRD Sali Shehu në një deklaratë për shtyp tha se nuk ka ndërmend të lirojë zyrat deri në vendimin e Gjykatës. Ndërsa tregoi para medieve shkresën e dërguar nga bashkia ai theksoi se nëse ajo do të ishte dërguar më parë, situata e djeshme nuk do të kishte ndodhur.

"Këto nuk janë akte banditeske, nëse ky dokument do kishte ardhur ditën e parë s'do kishte ndodhur kjo ngjarje por do ishim në gjykatë duke e zgjidhur këtë situatë sipas ligjit. Ne jemi në godinë do vazhdojmë fushatën i njoftova të na lirojnë kushtet duke na lëshuar energjinë. Do marrim vendimin e gjykatës si të vendosë gjykata do veprojmë. Me vendim të gjykatës do ecim. Më lejoni tu përqafoj tu jem mirënjohur për të gjithë mbështetjken që i keni dhënë FRD. Kjo ishte një përballje midis të mirës dhe të keqes", tha Shehu.

Më parë Shehu pranoi për Report Tv se kontrata e tij më bashkinë e Tiranës për zyrat e FRD-së ka përfunduar me 3 shkurt të vitit 2016. Por këtu theksoi se bashkia ka detyrim ligjor që ti ofrojë partisë politike që plotëson kriteret ligjore një godinë, madje edhe rinovimi i kontratës sipas tij duhej të bëhet nga ana e bashkisë. Sipas tij ligji u njeh të drejtën që të gëzojnë zyrat deri në momentin që plotësojnë të drejtat ligjore, pasi është një krontratë midis dy enteve publike për një të mirë publike.

Vetë Shehu kaloi natën brenda zyrave të FRD, teksa ka zhvilluar edhe takime me eksponentë të opozitës së Bashkuar. Dje kur ndodhi përplasja fizike ishte dhe presidenti Ilir Meta i cili u përplas me policinë dhe përfaqësues të bashkisë së Tiranës në zyrat e FRD. Madje ata kanë hyrë me forcë në zyrat e FRD-së, ku nuk kanë munguar as kërcënimet nga kreu i shtetit, duke u thënë policëve që “të largohen ose do i çojë në burg me duart e tij”. Kjo sepse sipas Metës, kërkesa e Bashkisë që FRD-ja të lirojë zyrat është me prapavijë politike. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:58
Dokumenti/ Bashkia e Tiranës i jep 10 ditë afat FRD-së për lirimin e zyrave

1615547334_zyra.jpg

Bashkia e Tiranës i jep 10 ditë afat partisë Fryma e Re Demokratike, për të liruar zyrat e godinës. Në shkresën drejtuar kësaj force politike, bashkia e Tiranës, kërkon lirimin vullnetar të ambjenteve brenda datës 23 mars 2021.

“Ju bëjmë me dije se brenda datës 23.02.2021 të merrni masa për lirimin vullnetar si dhe dorëzimin e ambjenteve të cilat janë kaluar për administrim në Drejtorinë e Përgjithshme të Objektivave Publike me urdhër të Kryetarit të Bashkisë” – thuhet në shkresë.

Ora 12:11
Përplasja me policinë për zyrat FRD-së, Sali Shehu për Report Tv: Kontrata me bashkinë ka përfunduar, ka për detyrë që ta rinovojë! Rama është në dijeni

Kreu i Frymës së Re Demokratike Sali Shehu pranoi për Report Tv se kontrata e tij më bashkinë e Tiranës për zyrat e FRD-së ka përfunduar me 3 shkurt të vitit 2016.

Por Shehu thekson se bashkia ka detyrim ligjor që ti ofrojë partisë politike që plotëson kriteret ligjore një godinë, madje edhe rinovimi i kontratës sipas tij duhet të bëhet nga ana e bashkisë. Sipas tij ligji u njeh të drejtën që të gëzojnë zyrat deri në momentin që plotësojnë të drejtat ligjore, pasi është një krontratë midis dy enteve publike për një të mirë publike.

Kreu i FRD-së, vazhdon të jetë i bindur se urdhëri i policisë bashkiake për ti nxjerrë nga zyra është me prapavijë politike, ndërkohë që i bën thirrje bashkisë që tu zjellin ndriçimin. Po ashtu Shehu tha se kryeministri është në dijeni për këtë kontratë dhe se pret që të prononcohet në favor të tij.

‘Ne kemi një kontratë ligjore me bashkinë e Tiranës të nënshkruar midis dy palëve me datën 3 shkurt 2016. Ligji detyron bashkinë për t'i ofruar FRD-së një godinë, pasi kjo parti plotëson kriteret ligjore. Është një kontratë midis dy enteve publike. Ligji e detyron bashkinë për këtë kontratë, në këto rrethana, për sa kohë FRD plotëson kriteret nuk ka pse të dalë nga zyrat. Nuk është detyra jonë rinovimi, e ka në dorë bashkia. Ligji na njeh të drejtën të gëzojmë zyrat derisa kur plotësojmë të drejtat ligjore. Enti që i ofron ambientet e fton partinë për lidhur kontratë qeraje, jo për ta lënë jashtë. Nuk e kam dëgjuar kryeministrin, kam pritur që dje që të prononcohej për këtë ngjarje të shëmtuar, është në dijeni të plotë për detyrimin që ka pasur bashkia për t’i ofruar zyrat FRD-së.

I bëj thirrje Veliajt të ndërhyjë urgjent me insturmentat që ka për ti bërë të qartë bashkisë që nuk është në rrugën e duhur. Kam tentuar ta kontaktoj Veliajn, por nuk jam lidhur dot. Nuk mund të vihet në lëvizje policia për një marrëdhënie dhe komunikim që mund ta ndjekim me njëri tjetrin. Ne jemi në fushatë jam në pritje të një reagimi nga bashkia për të na krijuar komoditet dhe ndriçim, por presim dhe shpresojmë. U kam bërë thirrje autoritetve ta riparojnë këtë gabim dhe të na lejojmë që të veprojmë si të gjitha partitë e tjera.’- tha Shehu.

Kujtojmë se në ditë më parë Ilir Meta u përfshi në një rast të paprecedent, duke u përplasur me Policinë Bashkiake dhe pastaj duke hyrë me forcë në zyrat e FRD-së. Kjo sepse sipas Metës, kërkesa e Bashkisë që FRD-ja të lirojë zyrat është me prapavijë politike. Meta është përballur fizikisht me policët dhe zyrtarin e Bashkisë, madje edhe i ka kërcënuar ato duke i thënë që “të largohen ose do i çojë në burg me duart e tij”.