Kreu i Frymës së Re Demokratike Sali Shehu pranoi për Report Tv se kontrata e tij më bashkinë e Tiranës për zyrat e FRD-së ka përfunduar me 3 shkurt të vitit 2016.

Por Shehu thekson se bashkia ka detyrim ligjor që ti ofrojë partisë politike që plotëson kriteret ligjore një godinë, madje edhe rinovimi i kontratës sipas tij duhet të bëhet nga ana e bashkisë. Sipas tij ligji u njeh të drejtën që të gëzojnë zyrat deri në momentin që plotësojnë të drejtat ligjore, pasi është një krontratë midis dy enteve publike për një të mirë publike.

Kreu i FRD-së, vazhdon të jetë i bindur se urdhëri i policisë bashkiake për ti nxjerrë nga zyra është me prapavijë politike, ndërkohë që i bën thirrje bashkisë që tu zjellin ndriçimin. Po ashtu Shehu tha se kryeministri është në dijeni për këtë kontratë dhe se pret që të prononcohet në favor të tij.

‘Ne kemi një kontratë ligjore me bashkinë e Tiranës të nënshkruar midis dy palëve me datën 3 shkurt 2016. Ligji detyron bashkinë për t'i ofruar FRD-së një godinë, pasi kjo parti plotëson kriteret ligjore. Është një kontratë midis dy enteve publike. Ligji e detyron bashkinë për këtë kontratë, në këto rrethana, për sa kohë FRD plotëson kriteret nuk ka pse të dalë nga zyrat. Nuk është detyra jonë rinovimi, e ka në dorë bashkia. Ligji na njeh të drejtën të gëzojmë zyrat derisa kur plotësojmë të drejtat ligjore. Enti që i ofron ambientet e fton partinë për lidhur kontratë qeraje, jo për ta lënë jashtë. Nuk e kam dëgjuar kryeministrin, kam pritur që dje që të prononcohej për këtë ngjarje të shëmtuar, është në dijeni të plotë për detyrimin që ka pasur bashkia për t’i ofruar zyrat FRD-së.

I bëj thirrje Veliajt të ndërhyjë urgjent me insturmentat që ka për ti bërë të qartë bashkisë që nuk është në rrugën e duhur. Kam tentuar ta kontaktoj Veliajn, por nuk jam lidhur dot. Nuk mund të vihet në lëvizje policia për një marrëdhënie dhe komunikim që mund ta ndjekim me njëri tjetrin. Ne jemi në fushatë jam në pritje të një reagimi nga bashkia për të na krijuar komoditet dhe ndriçim, por presim dhe shpresojmë. U kam bërë thirrje autoritetve ta riparojnë këtë gabim dhe të na lejojmë që të veprojmë si të gjitha partitë e tjera.’- tha Shehu.

Kujtojmë se në ditë më parë Ilir Meta u përfshi në një rast të paprecedent, duke u përplasur me Policinë Bashkiake dhe pastaj duke hyrë me forcë në zyrat e FRD-së. Kjo sepse sipas Metës, kërkesa e Bashkisë që FRD-ja të lirojë zyrat është me prapavijë politike. Meta është përballur fizikisht me policët dhe zyrtarin e Bashkisë, madje edhe i ka kërcënuar ato duke i thënë që “të largohen ose do i çojë në burg me duart e tij”.


Lajmi kryesor:

Bashkia i jep 10 ditë afat FRD-së të lirojë ambientet, Shehu: S'dalim nga zyra, do e çojmë çështjen në Gjykatë! Do presim vendimin