Bashkia Krujë: Bursë për çdo të
ri që ndjek arsimin profesional

Bashkia Krujë: Bursë për çdo të<br />ri që ndjek arsimin profesional
Bashkia Krujë ka vendosur sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak që për çdo të ri nga kjo bashki që zgjedh të arsimohet në një shkollë profesionale do të pajiset me një bursë të plotë studimi. 

Më këtë vendim, kjo bashki merr iniciativën që automatikisht të nxisë këtë lloj arsimimi, që rezulton të jetë një busull e mirë në tregun e punësimit të të rinjve. 

Lajmi konfirmohet nga kryetari i kësaj Bashkie, Artur Bushi, i cili thotë se kjo nismë është në përputhje me tregun e punës. 

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku për herë të parë u vendos , që çdo i ri që ndjek arsimin profesional, merr bursë !
Do vazhdojmë ta mbështesim këtë nismë, pasi më shumë se sa bindja ime, është tregu i punës që kërkon profesionistë
”-shkruan Artur Bushi në Facebook. Nxitja e arsimit profesional ka qenë një prej prioriteteve të kësaj qeverie, e filluar nga ish-ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj.

kruje

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Artisti italian krijon portret gjigand të Kamala Harris në tokë

Artisti italian krijon portret gjigand të Kamala Harris në tokë