Bashkia Kurbin zona e "nxehtë"
e zgjedhjeve, PD pa komisionerë

Bashkia Kurbin zona e e zgjedhjeve, PD pa komisionerë">
Ashtu siç edhe pritej, Kurbini mbetet Bashkia më e nxehtë në këtë proces zgjedhor. Në disa mbledhje të njëpasnjëshme deri pas mesnate, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të shkarkojë në bllok 4 nga 4, tetë komisionerë të propozuar nga opozita, me argumentin se nuk përmbushën detyrën. Për të shmangur pezullimin e procesit zgjedhor në këtë Bashki, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vuri në krye të KZAZ numër 15 në Kurbin përfaqësuesien e shoqërisë civile, Fran Nezhaj.
 
Por kjo situatë është bërë objekt akuzash politike nga ana e opozitës. Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike Ivi Kaso në një intervistë për mediat nga KQZ hodhi akuza ndaj mazhorancës se ka vënë në krye të KZAZ-së drejtuesin e strukturave të Partisë Socialiste në Kurbin. Ndërkohë në një intervistë për A1 Report, përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste Genc Gjonçaj tha se nuk ka asnjë hapësire për tu zhvilluar zgjedhje të njëanshme në Kurbin, kjo pasi sipas tij në listë janë emrat e dy kandidatëve për të cilët qytetarët kanë mundësi të votojnë. Ai tha ngërçi është krijuar si pasojë e mungesës së vullnetit politik të Partisë Demokratike.
 
Procesi po ecën mirë. Të gjitha qendrat e votimit janë të hapura. Zgjedhësit po ushtrojnë votën e tyre. Kishim një problem teknik në tre zona, Tepelenë, Dropull dhe Rrogozhinë. E rëndësishme është që procesi po ecën mirë dhe shpresoj se sot do të jetë një ditë e gëzuar dhe një standard i ri për procesin zgjedhor në Shqipëri.  Gara në Kurbin është me dy kandidatë, e konfirmuar nga KQZ dhe Kolegji zgjedhor. Dje kishte mungesë vullneti për të marrë pjesë në komisione të anëtarëve të propozuar nga opozita. Nga orët e para të mëngjesit u keqpërdor për të bllokuar procesin. Nga ora 21:00 - 22:00 ku procesi kishte ngecur, doli e qartë që nuk kishte interes për proces nga anëtarët e PD, dhe KQZ u investua në një vendimmarrje për shkarkimin e këtyre komisionarëve. Brenda një kohe të përcaktuar PD solli anëtarët, por përsëri u gjendëm para faktit që nuk po kryenin detyrën e tyre. KQZ më tej ka emëruar një anëtar kryesisht, me të vajtur ai në KZAZ procesi u zhbllokua. Nuk mendoj se kemi zgjedhje të njëanshme. Fleta e votimit ka dy kandidatë. Për ne gara është e hapur, komisionerët duhet të ushtrojnë detyrat e tyre. Nuk ka interes politik të PD-së dhe kjo nuk është çështje kandidatësh, nuk do të ketë as në vijim interes politik.  I bëj thirrje qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e votës se është dita ku marrin pjesë në qeverisje përmes votës”, u shpreh Gjonçaj.
 


Paligjshmëri që ka nisur me ndërhyrjet e KQZ që në shkelje të kodit kanë ndërhyrë duke dhunuar procesin dhe duke i bërë të pamundur PD-së të menaxhojë procesin. KQZ vendosi t’i shkarkonte në bllok të 4 kandidatët që ishin në mbledhje, sekretari konfirmonte që KZAZ kishte marrë mbi 100 vendime dhe mbeteshin dhe 40. KQZ në mënyrë të dhunshme përcaktoi afat vetëm 1 orë që anëtarët e rinj të kryenin detyrën që se kishte bërë gjithë ditën KZAZ, një detyrë e pamundur. KQZ vendosi në 01:00 të natës të emëronte një person nga shoqëria civile sipas tyre, si anëtar i KZAZ, por më tej u emërua Fran Nezhaj, për të cilin informohemi se është ish-prefekt i kësaj zone, drejtues i strukturave të PS në Kurbin, anëtar i stafit të kandidatit të majtë në Kurbin. Të mos i gënjejë mendja se i kanë bllokuar komisionerët e ndonjë hallkë e procesit do të mbetet e pa dokumentuar. Në përfundim të procesit do marrim hapat që kjo paligjshmëri të vihet në drejtësi. Po monitorojmë çdo hallkë të procesit”, - tha Kaso.
 
Megjithatë procesi deri më tani paraqitet i qetë, edhe pse vihet re një pjesëmarrje shumë e ulët e qytetarëve në votime. Në Kurbin janë 76 qendra votimi dhe kanë të drejtë vote 54 mijë qytetarë. 
 
Lideri i opozitës kishte paralajmëruar më herët bojkotin e demokratëve në bashkinë e Kurbinit, ku Partia Demokratike mbeti pa kandidat të sajin pas dorëheqjes së Altin Bibës dhe vendimit të KQZ-së për të mos e zëvendësuar me kandidat tjetër, në kushtet e kalimit të afateve për këtë proces.

Në një intervistë për A1 Report kreu i KZAZ Fran Nezha sqaroi edhe mungesën e listave në Mamurras.
 
“Gjatë hapjes së kutisë së listave zgjedhore që kishte ardhur nga bashkia Mamurras rezultoi që 2 qendra votimi mungonin. Menduam se një gabim teknik dhe fakti që ata erdhën një herësh me përfaqësuesit e drejtorisë qendrore të gjendjes civile dhe sollën kopjet e listave i mbetemi këtij versioni ka qenë thjesht një gabim teknik”, - u shpreh Fran Nezha.
 


Nderkohe Gjovalin Lecka per A1 Report tha se u emerua para mesnates ne KQZ per te qene ne krye te KZAZ-se numer 15 por vetem 5 minuta me vone u shkarkuar per tu vendosur Fran Nezha.


  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës