Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka qenë sot në Rrëshen për të parë nga afër gjendjen dhe masat e marra për përballimin e pasojave të tërmetit që ka prekur edhe bashkinë Mirditë, me dëmtime shtëpish. Ministri Lleshaj vizitoi konviktin e gjimnazit të Rrëshenit ku janë strehuar përkohësisht familjet të cilave u është dëmtuar banesa. I shoqëruar nga kryebashkiaku i Mirditës Ndrec Dedaj, ai ka bashkëbiseduar me qytetarët në lidhje me situatën e krijuar duke i siguruar se do të ndërmerren të gjitha hapat që atyre t’u sigurohet një banesë e sigurt, dhe në vazhdimësi, do të jepet mbështetje për strehimin në ndërtesa të reja apo të rikonstruktuara.
Kreu i Bashkisë Dedaj tha se këshilli bashkiak i Mirditës ka marrë vendim për pagesën e qirave të të gjitha familjeve, banesat e të cilëve janë shpallur nga ekspertët si të pabanueshme. Duke bërë një përmbledhje të gjendjes aktuale, Dedaj u shpreh se “bashkë me Ministrin e Brendshëm vizituam banorët që janë strehuar këtu në konviktin e gjimnazit të Rrëshenit, dhe te shtëpia e murgeshave. Këta banorë janë strehuar që në momentin e parë që pallatet janë shpallur si të pabanueshme. Sot u shpall i pabanueshëm edhe ky pallati dykatësh, këtu, ku janë zhvendosur 4 familje, që po mendojmë dhe për këto për një strehim të shpejtë”.
Në lidhje me masat e marra nga pushteti lokal për strehimin e përkohshëm të shtetasve që u është dëmtuar banesa, Ndrecaj tha “para dy ditësh kemi marrë vendim të këshillit bashkiak për miratimin e fondit të qirasë prej 3 milionë lekësh (të reja) nga buxheti i vetë bashkisë, dhe në çdo moment këta banorë janë të mbuluar me qira nga bashkia Mirditë. U bëj thirrje banorëve të jenë të kujdesshëm që të mos kalojnë në rrëzë këtyre pallateve deri sa të jepet zgjidhje përfundimtare, brenda jo e jo, që rrezikohet jeta në çdo moment,” u shpreh Dedaj.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.5%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7742
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
3 vite nga tërmeti tragjik, rindërtimi ende në proces! Në Fushë-Krujë, Thumanë e Bubq familjet në shtëpitë e reja, në Krujë mbi 1100 ende me bonus qiraje
26 Nëntor 2022, 16:33
-
3 vjet nga tërmeti tragjik, Berisha: Qeveria përgjegjëse, 51 persona humbën jetën në shtëpiat e shpallura të pabanueshme! Askush pas hekurave
26 Nëntor 2022, 12:12
-
Sot 3 vite nga tërmeti tragjik, ç'ndodhi mëngjesin e 26 nëntorit që i mori jetën 51 shqiptarëve! Ambasadorja e BE: Vazhdojmë me programet e rindërtimit
26 Nëntor 2022, 08:13
-
Tërmeti i 26 nëntorit, Gjykata e Durrësit shpall të pafajshëm 4 persona! Mes tyre pronari i lokalit që dëmtoi strukturën e pallatit ku vdiqën 2 persona
7 Nëntor 2022, 09:36
-
Mbi 4700 nxënës në Durrës mësim me dy turne! 3 vite pa tërmetit, 12 shkolla ende në rindërtim, Thërmija: Tenderimi ka pasur vonesa
2 Shtator 2022, 18:43
-
Rama në Manzë, hapen dyert e 230 apartamenteve të reja për banorët që humbën shtëpinë në tërmetin e 26 nëntorit! Kryeministri: Njëlloj i qëndrojmë pranë shqiptarëve edhe në krizën e çmimeve
28 Mars 2022, 12:01
-
U dëmtua banesa nga tërmeti, për të tretin vit radhazi mungon festa e Vitit të Ri për familjen Veseli në Fushë-Milot: Edhe këtë vit e kaluam në çadër, vajza është sëmurë se fle në të ftohtë
2 Janar 2022, 14:24
-
SPECIALE/ COVID-19 dhe ekonomia, në ditarin e gazetareve Doris Sallaku dhe Eliza Gjediku
1 Janar 2022, 18:38
-
Rishikimi/ Rritet me 70 milionë dollarë buxheti për rindërtimin, shkon edhe për shkolla dhe infrastrukturën publike
7 Dhjetor 2021, 14:44
-
Banka Botërore 29.5 mln dollarë për shëndetësinë në Shqipëri, financohen spitalet e dëmtuara nga tërmeti
2 Dhjetor 2021, 12:31
-
Speciale/ Dy vjet pas tërmetit! Humbi familjen në rrënojat e Thumanës, i mbijetuari planifikon të krijojë familje të re
27 Nëntor 2021, 18:34
-
2 vite nga tërmeti, 1400 familje futen në shtëpitë e reja! U premtua të mbyllej në 2020, rindërtimi përfundon në 2022
26 Nëntor 2021, 22:36