TIRANE - Jo vetëm të verbërit, por të gjithë personat me aftësi të kufizuara kanë pak, ose aspak, lehtësira për t’u ndjerë të zakonshëm në kryeqytet. Në varësi edhe të kufizimeve që ata kanë, përballen me vështirësinë që u krijohen nga indiferentizmi i autoriteteve. Ermir Kapedani, kryetar i Shoqatës së të Verbërve Tiranë, tregon për “Shqiptarja.com”, nevojat e kësaj kategorie sociale dhe kufizimet që i krijohen në kryeqytet.
Infrastruktura
Njësoj si në të gjithë Shqipërinë, nevojat e personave të verbër mbeten të njëjta edhe në kryeqytet. Por ashtu siç konfirmon edhe kryetari i të Verbërve në Tiranë Ermir Kapedani, kryeqyteti për shkak të intensitetit të lëvizjes që ka, e bën edhe më të vështirë mundësinë e komportimit të kësaj kategorie në rrugët e saj. “Ne jemi persona me aftësi të kufizuara në shkikim. Lehtësirat që ne na ofrohen në transportin publik me pagesën e biletës është për t’u vlerësuar por që nuk mund të themi që e plotëson kuadrin e tranportit për të gjithë kategorinë e personave të verbër”, shprehet kryetari i Shoqatës së të Verbërve në Tiranë. Sipas Ermirit, mungesën e infrastrukturës rrugore e vuajnë më shumë të rinjtë të cilët janë edhe në shkollë dhe u duhet më shumë të jenë në lëvizje. “Ne kemi kërkuar që të përmirësohet kjo infrastukturë, por ende këto ndryshime që do të na ndihmonin shumë nuk i kemi parë të implementohen. Ajo që ne kemi këmbëngulur është që kryesisht në rrugët e reja që po ndërtohen, të merret parasysh infrastruktura e nevojshme për të verbërit por kjo gjë ende nuk ka ndodhur”, tregon Ermiri.
Punësimi
Edhe pse ekzistojnë të gjithë hapësirat ligjore dhe nënligjore për mundësitë që çdo person me aftësi të kufizuara në shikim ka për t’u punësuar, shumë prej këtyre institucioneve e injorojnë këtë fakt. “Problemi nuk qëndron se ne nuk na punësojnë kompanitë private, e vërteta është se edhe shumë institucione shtetërore nuk e respektojnë numrin e nevojshëm të personave të verbër që duhet të punësojnë. Përgatitja profesionale e personave të verbër është e mirë, ku një pjesë e madhe e tyre kanë përfunduar universitete cilësore me rezultate të larta.
Asistenca fizike
Personat që kanë verbëri të plotë përfitojnë nga shteti një kompensim që është i barasvlefshëm me atë të personave me aftësi të kufizuar. Por siç konfirmojnë vetë personat e verbër, familjarët pjesën më të madhe të të ardhurave që përfitojnë, e përdorin për mirëqënien e familjes, duke minimizuar mundësinë për të pasur një person për asistencë fizike me pagesë.
Shkrimi u publikua sot (30.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com