Bashkia Shkodër reagon për protestën e tregtarëve të Zdrales: Kushtet për tregti të papranueshme, po mundohemi të gjejmë zgjidhje

Bashkia Shkodër reagon për protestën e tregtarëve të Zdrales: Kushtet për tregti të papranueshme, po mundohemi të gjejmë zgjidhje

Bashkia e Shkodrës ka reaguar pas protestës të tregtarëve të Zdrales, të cilët sot në mëngjes kërkonin të rifillonin punë pasi janë në vështirësi të mëdha financiare. Bashkia Shkodër thotë se nuk mund të lejohet puna në atë ambient ku rrezikohet jeta e tregtatrëve, por edhe e qytetarëve.

Sipas bashkisë po kërkohet zgjidhja e qëndrueshme për 10 tregtarë të cilët kanë paguar taksat, ndërsa për të tjerët do të veprohet në një moment të dytë.  

“Bashkia Shkoder ka bashkëbiseduar disa herë me tregëtarët e Zdrales. Kushtet e tregtimit në rrugë, aq më shumë në një situatë pandemie të krijuar nga COVID-19, janë të papranueshme për shëndetin e qytetarëve, por edhe vetë tregtarëve. Kërkohen kushte rigoroze higjienike, jo vetëm në hapësira publike, por edhe në dyqane. Kësisoj tregtimi në rrugë nuk lejohet.

Ndërkohë është shume e domosdoshme që në Shkodër, aq më shumë në kushtet e vështirësive ekonomike, të gjejmë mundësi e lehtësi për t’i ofruar fermerëve e tregetarëve për të punuar e jetuar. Ky është një problem që kërkon zgjidhje.

Të ndodhur në këto kushte, për 88 tregtarët e Zdrales, prej të cilëve rreth 10 janë të regjistruar dhe kanë paguar detyrimet, sipas legjislacionit në fuqi, ka vijuar puna për gjetjen e një zgjidhjeje më të qëndrueshme. Po komunikohet me palë të treta, për vënien në dispozicion të hapësirave të përshtatshme për tregtim dhe krijimin e kushteve të nevojshme për tregtim, me sinjalistiken e nevojshme horizontale dhe vertikale, kushtet higjienike, për shitjen ditore të produkteve bujqësore të fermerëve.

Në këtë linjë, po punojmë për të siguruar hapësiren për të gjithë, duke mundësuar fillimin e vendosjes sa meë shpejt të tezgave në vendet e tregëtimit për fermerët, në hapësirën e lejueshme për ushtrim aktiviteti tregëtar. Me qëllimin për të ruajtur traditën e tregtimit në një zonë ku ka fluksin dhe peshën më të madhe të tregtimit për produktet bujqësore, blegtorale, kemi verifikuar mundësinë e vendosjes së tregut në të njëjtën zonë,”-shkruhet në reagimin e bashkisë Shkodër.


Lajmi kryesor:

Kërkojnë kthimin në punë, bashkia Shkodër reagon për protestën e tregtarëve të Zdrales: Janë kushte të papranueshme, po punojmë për zgjidhje (VIDEO)


Ne.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë