Bashkia e Tiranës ka zhvilluar një takim në fshatin Shëngjergj për të kthyer tek të rinj idetë e biznesit tek produktet bio.

Shëngjergji, është një nga zonat më tipike rurale të Tiranës, ku të rinj të zonës dhe të ardhur nga Tirana diskutuan mbi mundësitë e promovimit të zonave rurale dhe zhvillimin e bizneseve me bazë agroturizmin.

Në hapjen e aktivitetit dy ditor morën pjesë nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali dhe Andi Seferi, si dhe qindra të rinj të cilët kërkojnë të ngrejnë një biznes.

Nënkryetarët e bashkisë vlersuan natyrën dhe produktet bio të zonës, si dhe theksuan se zona rurale e Tiranës ka mundësitë e duhura për të zhvilluar biznese duke shfrytëzuar pikërisht këto potenciale.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)