Bashkia e Tiranës po vijon me ndërhyrjet kapilare në çdo zonë të kryeqytetit. Së fundmi, është ndërhyrë për rehabilitimin e plotë të sheshit të pallateve “Liseci”, ku tashmë ka përfunduar puna për sistemimin dhe rregullimin e tij në njësinë administrative Nr.4.
Pluhuri në verë dhe balta në dimër, tashmë i kanë lënë vend asfaltit të plotë brenda pallateve, ndërkohë që banorët e ardhur kryesisht pas viteve ’90, tashmë mund të lëvizin lirisht.
Krahas asfaltimit të plotë të sheshit, Bashkia po vijon dhe për gjelbërimin dhe krijimin e lehtësirave për banorët e këtij blloku për të kaluar kohën e lirë.
Nderhyjne ku ju do bytha! Hajdeni shikoni pallatin Rafaelo 2002 ne Yzberish, me trotuare te shkaterruara e te bllokuara nga parkimi i makinave. Per rruge te asfaltuara e sistemuara as qe behet fjale.
PërgjigjuOre me taksat e popullit që fle gjumë, duhet rregulluar gjithë Tirana, çdo lagje..!po bën detyrën...
PërgjigjuAman malin e tiranes mos harroni... se lulishte ka sa te duash :)))
PërgjigjuMali me malin do piqen or teeeejjjjj