Duke kujtuar se ajo që është bërë deri më tani nuk është decentralizim por copëtim, Rama paraqiti planin e emergjencës pas zgjedhjeve. Menjëherë pas marrjes së detyrës së tyre, drejtuesit e pushtetit vendorë do të pajisen me një manual në të cilin do të shpjegohet strategjia që ka hartuar qeveria deri në implementimin përfundimtar të reformës administrative-territoriale. Kryebashkiakët e rinj në 61 njësitë e reja vendore do të “rrëmbejnë” nga ministria e Arsimit, kompetencën për emërimin dhe shkarkimin e personelit të kopshteve publike.
E njëjta e drejtë vendorëve që do të dalin nga zgjedhjet e 21 qershorit, do të jetë edhe personeli i qendrave shëndetësore. Fatkeqësitë natyrore të ndodhura gjatë dimrit që lamë pas, ka bërë që edhe kompetencën për menaxhimin e emergjencave civile dhe fatkeqësive natyrore, qeveria t’ia kalojë pushtetit vendorë. “Na duhet të rishikojmë emergjencat bazuar në eksperiencën e përmbytjeve por dhe impotencën e plotë që ka demonstruar pushteti vendor jo për faj të tij por për shkak të një pushteti super të centralizuar të emergjencave”, deklaroi Rama.
Në funksion të ndryshimeve të ardhura nga reforma territoriale, kryeministri Rama ka vendosur që edhe të drejtën për të dhënë titujt e pronësisë së tokës bujqësore ta kenë kryebashkiakët e rinj. “Na duhet patjetër të shikojmë titujt e pronësisë. Një pjesë të madhe të tokës bujqësore e kemi pa tituj pronësie. E kemi mbushur me konflikte dhe askush nuk jep zgjidhje. Hipotekat nuk e bëjnë dot. Na duhet patjetër të ndajmë përgjegjësitë me bashkitë.
Duhet patjetër të ndajmë përgjegjësinë dhe bashkitë të kenë pjesën e tyre të përgjegjësisë lidhur me kadastrat dhe lidhur me regjistrimin e titujve të pronësisë së tokës bujqësore”, theksoi kreu i qeverisë. Krahas kësaj edhe monitorimi dhe vëzhgimi i pyjeve dhe kullotave do të bëhet nga pushteti lokal. Premtimet e bëra nga një pjesë e madhe e kandidatëve të majtë në fushatë zgjedhore, për sigurimin e ujit 24 orë, lidhet me një tjetër kompetencë që vendorët e rinj do të kenë nga janari i vitit 2016.
“Jemi një turp i gjallë në sy të atyre që na rrethojnë, sepse jemi një vend i pasur si askush rreth nesh me burime ujore dhe kemi problem madhor ujin e pijshëm, sikundër kemi problemin e madh që kur uji na bie nga qielli gjithmonë përmbytemi. Ujësjellësat, një pjesë e mirë e të cilave të falimentuara, janë problematika më e madhe që do të trashëgojnë kryebashkiakët e rinj. Ndërkohë, nga 1 janari i vitit 2016, kompetencat dhe përgjegjësitë e tyre do të jenë shumë herë më të mëdha”, sqaroi kryeministri.
Rama: Rishikojmë prefekturat, nuk jemi Franca e Napoleonit
Kryeministri Edi Rama sëbashku me disa ministra kanë zhvilluar një prezantim të zgjeruar, ku sqaruan në detaje se si do të funksionojë pushteti lokal me 61 njësi të reja vendore. Kryeministri nënvizoi se këtë reformë buxhetit të shteti i shtohet 60 milion dollar që do shkojnë për më shumë shërbime.
Rama theksoi se etapa e dytë pas miratimit të ndarjes së re territorial do të jetë decentralizimi, ku bashkarisht do të kenë shumë kompetenca si fiskale, por edhe projektuese.
Zoti Rama zgjodhi një batutë duke marrë shkas nga puna e ministrit për pushtetin vendor Bledi Cuci, për të paralajmëruar nisjën e një reforme të re në ministri, por edhe në 12 prefekturat e gjithë vendit.
Ministri për pushtetin vendor Bledi Cuci, tha se me agjesinë për zbatimin e reformës territorial, 61 bashkive në gjithë vendin u janë vënë në dispozicion 20 milion dollarë që u vijnë në ndihmë për fazën tranzitore. Ndërsa për zona pak më të largëta që nuk janë më komuna, do të ketë drejtori që do merren me problematikën e zonave.
“Është robi i cili duhet të punojë për të nxjerrë maksimumin nga territori dhe mundësitë”, - tha Rama.
Ai u ndal edhe në dy aspekte të rëndësishme që sipas tij vlejnë të analizohen sot. Së pari, Rama ka thënë se edhe pse jemi në një periudhë fushat nuk kemi fryrje të buxhetit të shtetit dhe së dyti me bashkitë e reja do të ndërtohet një kolonë vertabël financiare dhe të shpenzimeve.
“Kjo është një sfidë e transformimit rrënjësorë të vetë shtetit. Pata një reflektim. Një ministër me pak njerëz bën më shumë se një ministri me shumë njerëz. Ky është një vështrim për një shkurtim të mëtejshëm të parazitistëve në institucionet shtetërore.
Kjo reformë pa Bashkim Finon nuk do të ishte e mundur. Puna e tij dhe urtësia si ministër bëri që të kalohej një reformë, e cila edhe pse diskutohej prej 20 vitesh nuk u kalua asnjëherë.
Sot ka 2 gjëra të rëndësishme
1. Pavarësisht se është një periudhë zgjedhore , nuk ka “fryrje” të buxhetit të shtetit por jemi në një proces plotësisht të konsoliduar kjo edh epërsai përket qasjes në të ardhurat e arkës së shtetit. Nga janari në gusht të 2013 borxhi ndaj energjisë u rrit me 220 dollarë, janë muajt ku rritja ka qenë më e madhe si kurrë ndonjëherë sepse më parë falej energjia për të fituarvotat.
2. Ne po bëjmë maksimumin për të nxjerrë fitimin nga fondi më i madh i BB për shqipërinë 1.2 milion dollarë për 5 vitet e ardhshme. Ne do ndortëjmë mbi bazën e këtyre parave një kolonë vertebrale të mënyrës dhe organizimit financiar, shpenzimeve, për ta pasur parasysh në çdo kontakt me organizmat e tjerë e për të arritur një qasje sa më të përbashkët.
Ne nuk kemi bërë një bashkim mekanik qeverisë me qëllimin për të shkurtuar shpenzimet. Por shkurtimi i këtyre shpenzimeve është llogaritur si përfitoim, thelbi i tyre është arritja e kësaj reforme dhe krijimi i 61 njësive ekonomike të zhvillimit. Deri dje kemi pasur njësi vendore që nuk nxirrnin asnjë lek vetë, por mbaheshin nga buxheti i shtetit. Kjo s’do jetë më e vërtetë sepse tani ato do mbështeten nga buxheti i shtetit por thelësore do të jenë të ardhurat që do të rigjenerojnë vetë. Këta njësi të reja të zhvillimit, do të bëjnë që të jetë një marrwdhënie tjetër me territorin, sepse deri tani kjo ka qenë një marrdhëni barbarie dhe copëzimi sikur të ishim një shtet që nuk është i vendosur në Ballkan. Do ketë një qasje të shumëllojshme në bazë të territoreve dhe specifikave të veçanta të teritoreve. Do u vihen në dispozicion instrumenta për të përballuar shokun e tranzicionit sepse janë shumë njësi që nuk janë trajtuar ashtu siç duket dhe kjo është domosdoshmëri. Jemi të bindur që tani jemi në fazën për të bërë decentralizim real sepse deri tani është bërë vetëm coptim. Jemi një turp i atyre që na rrethojnë që edhe pse jemi një vend mjaft i pasur me ujë , kemi mungese uji të pijshëm dhe vaditës ashtu siç përmbytemi edhe nga reshjet sa herë bie shi. Kemi trashëguar një sistem ujësjellsash të copëtuar, degraduar siç nuk e ka asnjë vend tjetër. Trajtimi i ri i ujësjellësit do të bëjë që kontributi i donatorëve i shkuar aty të shkojë në drejtimin e duhur. Ky është shembulli më tragjik i një decentralizimi që nuk ka qënë siç duhet. Ne jemi shumë të pregatitur për të bërë një decentralizim real. Dhe jemi në kohë për të bërë një planifikim të drejtë, sepse kemi planifikuar në mënyrën më të keqë, duke krijuar një realitet virtual planesh dhe një realitet i cili ishte komplet ndryshe", - tha Rama.
Jemi i vetmi vend në Europë ka thënë Rama që kur hynë në territorin tonë gjen rrugë të paçertifikuara, kjo sepse sipas tij komunat dhe bashkitë deri më tani kanë bërë çfarë kanë dashur.
"Jemi i vetmi shtet në europë që rrugët kombëtare kemi vetëm magazina dhe një pjesë të rrugëve i bën të paçertifikueshme nga be si rrugë evropiane. Edhe pse i kemi certifikuar një pjesë të rrugëve, komunat dhe dashitë kanë bërë siç kanë dashur. Në ligj shruhet se nuk mund të ndërtohet më afër se 20 metra, ne kemi plot ndërtime më afër 20 metërshit dhe nuk është dënuar asnjë nga këta abuzues. Nuk kemni luksin që të lejojmë të ndërtohet sipas formave të vjetra”, tha ai.
Më tej Rama ka thënë se është i nevojshëm një rishikim i funksionimit të prefekturave sepse sipas tij ata janë institucione që në rastin më të mire nuk duhet të jenë dhe në rastin më të keq duhet të ristukrurohen. Po ashtu so rishikojmë edhe emergjencat, drejtoritë e bujqësisë pranë bashkive si dhe titujt e pronësive
“Kemi të nevojshme rishikimin e prefekturave. Në Shqipëri janë institucione që në rastin më të mirë nuk duhet të jenë në rastin më të keq duhet të ndryshojnë tërësisht në formë e përmbajtje. Nuk jemi Franca e Napoleonit që të kemi patjetër prefektura, pavarësisht se kur I kemi bërë kemi qenë napoleonianë në qasje.
-Duhet të shikojmë emergjencat
-Titujt e pronësisë, Sepse një pjesë të madhe të tokave bujqësore janë pa tituj. Zyrat hipotekore nuk e bëjnë dot këtë ndaj i duhet dhenë pjesa e përgjegjësisë edhe bashkive
-Administrimi i rrjetit të ujitjes dhe kanalizimeve.
-Drejtoritë e bujqësisë kështu siç janë parazitare, janë struktura komuniste por pa koperativa. Këto drejtori do ti transferojmë . një pjesë e tyre do kthehet në strukturë mbështetësëe për fondet e fermerëve.
-Na duhet të kemi një sjellje të re për pyjet dhe kullotat. Ekzekutimin tja lëmë bashkive dhe të rrisim monitorimin dhe vëzhgimin”, tha Rama.