Bashkim Ahmeti, surprizon
me 90 vepra në GKA

Bashkim Ahmeti, surprizon<br />me 90 vepra në GKA
Piktori i njohur Bashkim Ahmeti ka çelur në Galerinë e Arteve në Tiranë ekspozitën e tij vetjake. Kjo ekspozitë me përmasa të mëdha që shtrihen në dy sallat kryesore të institucionit sjell punë të viteve të fundit të paekspozuara më parë. 
 
Drejtori i galerisë Kombëtare Artan Shabani u shpreh se Bashkim Ahmeti është një nga piktorët më mirë shqiptarë.

“Kjo ekspozitë është shpërndarë në dy salla, në sallën e kuqe kemi vepra dedikuar Ismail Kadaresë, kryesisht figura, portrete, kompozime. Bashkim Ahmeti ka një lidhje ombelikale me natyrën shqiptare, kostumografinë, një lidhje me polifoninë, legjendat, portretet. Falë personalitetit artistik piktura e Ahmetit evidentohet mes qindra e artistëve, duket dhe evidentohet vepra e Bashkim Ahmetit. Kemi peisazhet e jugut të Shqipërisë, peisazhe plot aromë, dhe ndjehet një ajër antik të një vendi që ka ndër gjuhët dhe historitë më të lashta të Europës. Gjithsej janë 93 punë të shpërndara në dy sallat, në atë Kadareane dhe në sallën e madhe të ekspozitave. Bashkim Ahmeti është jo vetëm një intelektual i madh, por edhe një piktor i njohur brenda vendit të tij dhe për artdashësit ndërkombëtarë”, tha ai.
 
Ekspozita e Bashkim Ahmetit përmban dy cikle kryesore. Cikli parë kryesisht me temë nga Shqipëria dhe cikli i dytë kushtuar shkrimtarit Ismail Kadare. Kuratori Ylli Drishti ka përzgjedhur për këtë ekspozitë mbi 90 punime në vaj, duke i dhënë publikut një panoramë të rrugës së tij krijuese këto 9 vitet e fundit. 

“Patëm kënaqësinë të ishim kuratorët e kësaj ekspozite. Që nga largimi nga Shqipëria artisti Ahmeti nuk I është ndarë temës shqiptare, përmes një lidhje të fuqishme me folklorin, me letërsinë apo ikonografinë. Duke u ndalur tek ikonografia, piktori Ahmeti ka gjetur tek mjeshtrit e mëdhenj të ikonografisë shqiptare atë kodin që e bën pikturën e tij shumë interesante duke u larguar nga piktura narrative. Pra ai nuk na ofron një pikturë narrative por një pikturë me simbolikë të veçantë. Ajo që vëmë re është edhe lidhja e fortë me personazhin shqiptar, që vjen përmes figurës me fustanellë popullore, të cilën artisti e vendos në situata të ndryshme sipas tematikës që ai pikturon. Gjithashtu penelata e tij të çudit se si vjen në funksion të pikturave me dimensione të ndryshme, nga detaji më I imët tek shtrirja e penelit në sipërfaqet e mëdha të peisazheve”, u shpreh kuratori Drishti.
 
Bashkim Ahmeti qe mban tashmë firmën e artit Izano, banon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga viti 1995. Piktori shqiptar jeton e punon si artist i lirë në Nju Jork, por motivet vendlindjes nuk mungojnë asnjëherë në veprën e  tij.

“Marrëdhëniet e mija me zotin Kadare nuk janë vetëm miqësore. Unë jam një admirues i letërsisë së tij, madje adhurues i artit të tij, ky është pozicioni im, ai është shkrimtari i madh, gjeniu i letrave shqipe. Kështu kam pasur rastin të takohemi edhe të diskutojmë, por përgjithësisht raporti im me të është raporti I një adhuruesi të letërsisë dhe artit të tij. Nga ana tjetër si piktor jam admirues I personalitetit dhe ndjekës i ideve të tij. Idetë e Kadaresë janë në fondamentin e mbrujtjes time intelektuale, në një farë mënyre unë jam një Kadarean nga idetë dhe nga kultura. Kjo punë më ka ngrënë një kohë të gjatë duke filluar nga 2002 për të mbaruar në 2016. Vazhdimisht kam punuar, kam bërë kërkime, jam munduar ta shoh në perspektiva të ndryshme, duke u kthyer kështu në një sprovë në gjininë e portretit. Gjithashtu qyteti i Gjirokastrës na bashkon në këtë mes duke qenë qyteti i Kadaresë por edhe qyteti im, aty ku unë kam marrë impaktin e parë kur kam ardhur në jetë. Jam vazhdimisht nën imazhin dhe impresionet e Gjirokastrës, por sigurisht mënyra si e ka parë Kadareja Gjirokastrën nuk mund të ketë shkuar pa influencuar përfytyrimet e mija", tha ai.

Më tej në lidhje me pikturën e tij Ahmeti shton: “E kanë thënë edhe njohës të artit lidhjen mes pikturës sime dhe skenografisë, por piktura ka luajtur rrol se si unë e kam bërë skenografinë, pa mohuar që skenografia nga ana tjetër ka luajtur rol se si unë e kompozoj tablonë. Pikturat janë një mënyrë për t’u shprehur disa mendime që nuk thuhen dot me fjalë. Në fund të konferencës zoti Artan Shabani ftoi të gjitha shkollat e kryeqytetit e më gjerë në Shqipëri, të vijnë e të vizitojnë këtë ekspozitë gjatë muajit që ajo do të qëndrojë e hapur.”

[gallery]19387[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Shpërthen viroza, dy gara olimpike në rrezik

Paris 2024/ Shpërthen viroza, dy gara olimpike në rrezik