Bashkim Alibali mesazh të fortë për artistët e rinj: Dikur vlerësohej talenti, sot nuk po këndohet më shqip! (VIDEO)

Këngët e tij janë pëlqyer e duartrokitur që në ngjitjet e para në skenë.

Bashkim Alibali është një artist i madh, nga ata që të bëjnë ta dëgjosh me endje, jo vetëm kur këndon, por edhe kur flet.

Një natë pasi u rikthye në festivalin e 11 të këngës, ku performoi këngën e tij të 47 viteve më parë, Bashkim Alibali vjen në një rrëfim ndryshe në “Rreze Dielli”, aty ku foli për emocionet që përjetoi mbrëmjen e 10 dhjetorit 2019, në Bunk’art1 dhe prapaskenat e Festivalit më të bujshëm të këngës.

VIDEO/Intervista e plotë në 'Rreze Dielli' në Report TV me këngëtarin Bashkim Alibali

Përjetimet e vitit 1972 ai i kujton si një moment, i cili edhe pse kishte si synim ‘syrgjynimin’ e artit, e forcuan atë, duke e risjellë pas 6 vitesh në skenë, edhe më të fortë.

Kur bën krahasimin e artistëve të asaj periudhe me artistët që ofron sot tregu muzikor shqiptar, Bashkim Alibali shpreh rezerva. Ai thotë se më parë vlerësohej talenti, kurse sot bëjën art ata që  kanë para.

Sot incizon kush ka para, bën videoklip kush ka para, botohen romane e libra nga ata që kanë para. Në atë kohë është vlerësuar shumë talenti, ka patur shumë talente që kanë dalë në dritë, nuk futeshin njerëz të patalentuar. Në atë kohë ka ecur talenti, jo paraja. Pavarësisht se sot teknika është më e avancuar. Njerëzit e mëdhenj të asaj kohe kanë zgjedhur elementet më të mirë, jo vetëm në muzikën e lehtë, por në cdo fushë të artit. Tani ka një farë egoizmi. Njeriu duhet të ketë egoizëm për veten e tij, jo për të tjerët. Nuk ka shoqëri të sinqertë mes artistëve, sic kishte dikur.”

Ai jep një mesazh të fortë për artistët e rinj, duke i nxitur ata të rikthejnë vlerat e artit, të këndojnë shqip dhe jo të hulumtojnë muzikën e huaj.

 

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fammi: 11/12/2019 16:03

    Baco ke te drejt tani kanohet kosovarshe e miksume me anglisht

    Përgjigju
  • Hasani: 11/12/2019 13:05

    O Bashkim o djale trim a nuk e ke marre vesh se paraja e ngre edhe ujin perpjete?

    Përgjigju
  • LORA: 11/12/2019 12:30

    Respekt per Bashkim Alibalin, si artist dhe si njeri qe thote te verteten.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Arne Slot e konfirmon: Dua të jem trajner i Liverpoolit, klubet po negociojnë

Arne Slot e konfirmon: Dua të jem trajner i Liverpoolit, klubet po negociojnë