Bashkim Shehu sjell në shqip
“Unë rrëfehem” të Jaume Cabré

Bashkim Shehu sjell në shqip<br />“Unë rrëfehem” të Jaume Cabré
Libri “Unë rrëfehem” Jaume Cabré i përkthyer nga katalanishtja vjen në shqip nga shkrimtari i njohur Bashkim Shehu (botuar nga IDK). Përkthyesi Shehu e vlerëson këtë libër si një roman universal.

“Një vepër komplekse dhe njëherësh e rrjedhshme në lexim. Epiqendra është Barcelona e ditëve tona, por në shtjellat e këtij rrëfimi, që zgjerohen e ngushtohen si në një frymëmbajtje të shqetësuar, zëri i protagonistit që rrëfen mëkatet e veta ndërthuret me zëra personazhesh nga epoka të tjera”, thotë Shehu.

Libri rrëfen tmerret e Inkuizicionit apo të kampeve naziste të shfarosjes; ku shfaqet një grua arabe, e cila për t’i shpëtuar një hakmarrjeje shkon për t’u fshehur nga Afrika deri në skajin e mbramë të botës në Italinë e Rilindjes (madje edhe Durrësi i atyre kohëve shfaqet në këtë hartografi të pasur). Subjekti lidhet me histori të dhimbshme krimesh për hir të lakmive të marrëzishme dhe me histori dashurie gjithashtu të dhimbshme, dashuri shpesh të ndaluara, ose të dënuara për t’u ndërprerë.  

Shkrimi u publikua sot (28.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë