'Bashkimi me Kosovën jo muhabet tavoline', Arben Pëllumbi në Report Tv: KE dritë jeshile për negociatat, të tjerat janë teatër politik

Në studion e lajmeve të Report Tv për të diskutuar mbi situatën politike në vend ishte i ftuar, sekretari organizativ i Partisë Socialiste Arben Pëllumbi. Pëllumbi ka folur rreth hapave që ka bërë Shqipëria në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian duke thënë se detyrat që na janë caktuar duhet ti bëjmë për të mirën e vendit dhe jo se na janë kërkuar nga BE.

Pëllumbi u pyet nga gazetari i Report Tv, edhe për sa i përket letrës së ministreve gra që u dërguan Holandës për hapjen e negociatave është shprehur se kjo nuk do të ndikojë drejtpërdrejt në vendimin për Shqipërinë por ndikon pozitivisht në klimën e hapjes së negociatave. Po ashtu Pëllumbi ka folur për sa i përket bashkisë së Shkodrës duke thënë se Presidenti duhet të nxjerrë një datë për të zhvilluar zgjedhje në mënyrë që të zgjidhet kryetari i ri i bashkisë.

"U takon organeve, Presidentit dhe KQZ që u duhet te intepretojnë ngërçin e krijuar në Shkodër, pa një datë nuk mund të kemi zgjedhje. Drejtorët rajonal në Shkodër janë nën varësinë e Pushtetit qendror është kryeministri që vendos si do të bëhet. Ai mendoi që të hiqte në bllok dhe kështu. Është ngritur një grup që po shqyrton të propozojë për të nxjerrë emrat për detyrat e lëna. PS nuk ka vuajtur për figura, nuk kemi hyrë në diskutim emrash. Do kisha dëshirë të kishim një zonjë në krye të Shkodrës." ka thënë Pëllumbi.

Po ashtu Arben Pëllumbi ka komentuar edhe zgjedhjet e organizuara në Kosovë ku ka thënë se procesi tregoi një frymë demokracie. Ndërsa për sa i përket idesë së bashkimit Kombëtar, Kosovë-Shqipëri, Pëllumbi ka thënë se kjo çështje nuk është 'muhabet tavoline' që mund të thuhet sot dhe të realizohet nesër.

"Në kemi patur një debat me procesin zgjedhor në Shqipëri. Personalisht kam menduar se cdo sistem te kemi ka të mirat e të këqijat e veta. Kur forcat politike zbatojnë një sstem gjerat shkojnë mirë. Në Kosovë e zbatuan dhe me një frymë shumë demokratike. Do të doja që kjo frymë të përçohet edhe tek ne. Humbësi duhet ti japi dorën fituesit. Albin Kurti , pozicionet që mban dhe kur vjen në pushtet duhet të rishikosh vendimet dhe deklarata. Në pushtet të lidhen edhe këmbët e duart, edhe nga gjeopolitika. Kosova ka akoma probleme njohje ka vende të mëdha që nuk e njohin. Lidershipi në Kosovë ka një lloj kushtëzimi. Ideja e bashkimit kombëtar nuk është ide e thjeshtë si muhabet tavoline. Shqipëria e kërkon bashkimin me Kosovën brenda BE." tha Pëllumbi.

Për sa i përket Reformës Zgjedhore, Pëllumbi ka deklaruar se nëse opozita jashtë kuvendit vijon të refuzojë ftesën për të marrë pjesë në Reformën Zgjodhore atëher do të merren parasyshë vetëm sugjerimet e OSBE/ ODHIR vetëm për 4 proceset e fundit zgjedhore.

"Kemi pas ngritur një komision Parlamentar. Arritëm të bëjmë 85% të punës me konsesnus. Por procesi u ndërpre, komisioni vijon. Pjesë është opzoita aktuale parlamentare. Nëse kemi një kusht duhet ta plotësojmë para datës 18 tetor. Edhe ftesës që i është bërë për nesër opozita e refuzon do të marrim parasysh vetëm sugjerimet që na ka bërë vrejtjet e OSBE në 4 proceset e fundit zgjdhore. Jo ato që do opozita. 84 vota së bashku me opozitën parlamentare. Besoj së do ti kemi të përqëndrohemi tek rekomandimet që ka bërë OSBE ODHIRi. Kodi zgjdhor ndikon në proceset ku janë të gjitha forcat parlamentare. Do të ishte mirë të kishim një konsensus por reforma do të aprovohet në parlament. Mund të votohet edhe kundër."

Në fund Pëllumbi ka deklaruar se për sa u përket hapjes së negociatave drita jeshile është dhënë nga Komisioni Europian ndërsa të tjerat janë teatër politik. Ai u shpreh i bindur se Shqipërisë do t;i hapen negociatat me Bashkimin Europian.

"Ne nuk do lodhemi së përsëritur, se qeveria e PS e ka marrë dritën jeshile kur mori dritën jeshile pa kushte të Komisionit Europian. E gjitha kjo që po bëhet tashi është një teatër politik që ne nuk kemi fare. Unë besoj se do të hapen, ne jemi ne proces Reformë Drejtësie, Vettingu. Ne kemi shumë punë për të bërë, hapen apo jo negociata ne kto punë do ti bëjmë. Nuk do ta konsideroja as triumf as dështim. Celja e negociatave do te thote ulja në tryezë për të hyrë në BE. aty fillon puna reale e qeverisë." ka thënë Pëllumbi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!