Bashkimi me Rithemelimin, Bardhi: Nuk jemi zënë për ndarjen e posteve! Për disa çështje nuk kemi qëndrime të njëjta

I ftuar në emisionin “5 pyetjet” me gazetarin Ilir Babaramo në Report TV, deputeti Gazment Bardhi foli për bashkimin me grupin e Rithemelimit duke theksuar se pavarësisht mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme në selinë e PD, ka ende gjëra për të cilat deputetët kanë qëndrime të ndryshme.

I pyetur nëse ai tashmë është kreu i grupit parlamentar të Rithemelimit, Bardhi tha se nuk janë bërë diskutime të tilla gjatë mbledhjes.

“Nuk jemi zënë për ndarjen e posteve. Në këtë akt nuk ka ndarë askush asnjë post. Qëllimi ka qenë të gjenim zgjidhje për situatën kaotike ku ndodhej PD, u ndërgjegjësuam që kaosi me njëri-tjetrin po e dëmtonte PD-në dhe opozitën. Ky ka qenë qëndrimi im para zgjedhjeve lokale.

Ky është bashkim në diversitet. Nuk kemi qëndrime të njëjta për disa çështje por kjo nuk na pengon të jemi zëri I qytetarëve. Nuk kemi bërë diskutime të tilla sepse është gjëja e fundit që na shqetësonte, ndarja e pozicioneve. Secili prej nesh ka gjetur vendin, duhet të jemi pranë demokratëve dhe qytetarëve”- u shpreh Bardhi.


Lajmi kryesor:

Bashkimi me Rithemelimin, Bardhi zbardh detaje në Report Tv: Mosbesimi ishte i madh! Doja lidership të ri, por dështova dhe iu binda shumicës


B.V/E.H/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë