Në rrjetet sociale është kthyer në video virale regjistrimi ku basketbollisti profesionit i skuadrës së Pennsylvania-s shfaqet duke rrahur dhe duke tërhequr zvarrë të dashurën në shkallët e stadiumit.

Kjo nuk është hera e parë që Danry Vasquez bëhet subjekt i të tilla ngjarjeve sepse në 2016-ën u arrestua për ushtrim dhune ndaj një gruaje. Ndërkohë tashmë shihet e njejta ngjarje, por këtë herë me të dashurën e tij, të cilën e ul në gjunjë, e grushton dhe më pas e tërheq prej flokësh nëpër shkallë.

Pas publikimit të kësaj video, drejtuesit e skuadrës ku Danry aderonte e ka përjashtuar menjëherë nga grupi. Gjithashtu, edhe skuadra profesioniste e Atlantic League ka ndërprerë çdo lidhje me Vasquez.