Të reja ka edhe për Garreth Bale, futbollistin uellsian, që dy sezonet e fundit nuk duket i lumtur në Madrid. Raportohet se në Angli ditët e sotme janë ulur ndjeshëm koeficientët për rikthimin e sulmuesit te Tottenhan, aty ku tani e pret Jose Mourinho. Trendi i basteve sugjeron se 30-vjeçari do të rikthehet ne Londër pas 7 vitesh, duke pranuar edhe uljen e pagës pasi te Real Madrid fiton 600 mijë paund në javë. Ndërkohë pavarësisht raportimeve vetëm pak ditë më parë për ESPN agjenti i futbollistit ka deklaruar hapur se nuk do të lëvizë në merkaton e janarit.
Sakaq pas zhbllokimit të merkatos nga CAS Chelsea është hedhur në sulm për një bomber dhe sipas asaj që raporton ‘Goal.com’ një drejtues i bluve të Londrës ndodhet në Paris për Edinson Cavani-n. Për momentin mes përfaqësuesve ka patur vetëm diskutime, ndërsa ende mungon një ofertë zyrtare. Cavani-t i përfundon kontrata me Paris SG në fund të këtij sezoni dhe aktualisht nuk e ka më vendin e sigurtë në skuadër pas afrimit të Mauro Icardit.

Komente

