Bastiset Flamurtari, ikën edhe Alla me Torrasën. Daja me dhimbje koke për Partizanin

Në ndeshjet e fundit në kampionat Flamurtari arriti të fitonte 2-0 kundër Skënderbeut, po ajo që binte në sy ishte formacioni I arnuar nga trajneri Ilir Daja. Gjatë janarit në klubin vlonjat pati shumë fito, duke filluar nga braziliani Danilo Alves që së fundmi ka firmosur në kampionatin kazak. Një tjetër sulmues me peshë I larguar ishte edhe Bushic, I cili iu bashkua Teutës duke lënë të zbuluar ofensivën vlonjate.

Kjo është vetëm maja e ajsbergut pasi nga Flamurtari në janar u larguan edhe mbrojtësi Siljanovski si dhe mesfushori Useini. Emëruesi I përbashkët I të gjithë këtyre bastisjeve janë pagat e prapambetura, të cilat janë kthyer në problemin kryesor të Superligës.

Gjithsesi ‘hemoragjia’ në klubin e Flamurtarit nuk është mbyllur këtu. Sot zyrtarisht pjesë e vlonjatëve nuk do të jetë më as mbrojtësi Albi Alla, i cili është larguar drejt Kinës. 26-vjeçari ka ndërprerë kontratën me konsensus dhe I është bashkuar Yanbian Funde-s në kategorine e parë kineze.

Alla me klubin e ri ka nënshkruar një kontratë 10-mujore nga e cila do të përfitojë afërsisht 130 mijë dollar. 

Më e keqja qëndron se me klubin vlonjat është ppërshëndetur edhe sulmuesi argjentinas Augustin Torrasa. Futbollisti në rrjetet sociale ka lëshuar një mesazh lamtumire dhe me shumë mundësi do të transferohet në të njëjtën skuadër ku do të jetë edhe Alla, Yanbian Funde.

Këtë fundjavë Flamurtari do të luajë në transfertë kundër Partizanit dhe më shumë se për rezultatin, trajneri Daja duhet të shqetësohet për plotësimin e 11-shes që do të hedhë në fushë. Ky është një sinjal I qartë se klubi nuk synon të luajë në Europë në fund të sezonit, pasi diçka të tillë me shumë mundësi do t’ia mohoj UEFA për shkak të liçensimit.
 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja