NEW MEKSIKO-Për herë të parë një njeri arrin të hidhet nga një lartësi 39 kilometra dhe me një shpejtësi më të madhe se ajo e zërit, 1 100 km për orë. Sportisti austriak i disiplinave ekstreme, Felix Baumgartner ia del në tentativën e tij të tretë të kryejë hedhjen e tij të lirë nga lartësia 39 kilometra duke hapur parashutën vetëm pak kilometra nga toka. Nga të dhënat zyrtare austriaku 43 vjeçar ka arritur shpejtësinë 1. 342 km për orë në qiellin e New Mexicos, duke tejkaluar dhe objektivin e tij të mëparshëm për tu hedhur nga një lartësi prej 37 kilometrash mbi tokë. Fluturimi zgjati 8 minuta.

E gjithë skena, e ngjitjes në lartësinë 39 metra dhe më pas zbritja është ndjekur drejtëpërdrejtë në tv. Imazhet janë transmetuar me një vonesë vetëm 20 sekondëshe që të lejonte mundësinë e ndalimit të transmetimit të pamjeve nëse do të ndodhte një incident tragjik.

Pasditen e djeshme Felix Baumgartner është ngjitur në qiell në bordin e një kapsule kozmike dhe i mbrojtur nga një tutë mbrojtëse me presion. Më pas në atleti arriti në stratosferë duke u lënë të transportohej nga një top gjigand I mbushur me helium. Nëse në një moment do t'i shpohej tuta special atëherë trupi i njeriut do të ekspozohej në një temparaturë -57 gradë celcius dhe pasojat do të ishin të paimagjinueshme.

KUR JE ATJE LART MENDON VETEM TE KTHEHESH GJALLE

“Kur je në këmbë, atje në majë të botës, nuk mendon të kalosh një record, apo të arrish të dhëna shkencore. E vetmja gjë është të kthehesh I gjallë.” Tregoi në një konferencë për shtyp në Rosëell. Kur e pyesin se cfarë ndjen njeriu kur e provon një aventurë të tillë përgjigjet: Është e vështirë ta përshkruash pasi nuk e kupton. Nuk e di se me cfarë shpejtësie poi udhëton”. Felix shton se: Nganjëherë duhet të shkojmë shumë lart për të parë se sa t ë vegjël jemi.

TENTATIVA E TRETE

Erërat e forta dhe kushtet e këqija atmosferike nuk e lejuan dy herë Felix të kryente eksperimentin javën e kaluar duke e detyruar që të anulonte përpjekjet e tij por, meteorologët thane dje se kushtet e motit sugjeronin se ai mund të hidhej nga stratosfera. Qëllimi i tij ishte të hidhej nga balona në një lartësi prej 37 kilometrash mbi tokë por e theu rekordin duke u hedhur nga një lartësi prej 39 kilometrash.

Rekordi për këtë sport mbahej nga koloneli amerikan i Forcave Ajrore Joe Kittinge i cili në 1960 u hodh nga një lartësi prej 31 kilometrash.
(sg/shqiptarja.com)