Bayern 'asfalton' Dusseldorf-in për titullin e 8 radhazi, Werder i Rashicës merr një fitore shprese për mbijetesën (VIDEO)

Pak ditë pas fitores me Dortmund, Bayern Mynchen ka marrë një tjetër tre pikësh me rezultatin e frikshëm 5-0 kundër Dusseldorf, duke hedhur një tjetër hap të sigurtë drejt fitimit të titullit kampion. Në jvanë e 29 të Bundesligës, skuadrës së drejtuar nga Flick, iu deshën vetëm 15 minuta lojë për të gjetur avantazhin, që erdhi falë një autogoli të Jorgensen.

Brenda pjesës së parë bavarezët do të realizonin edhe dy herë të tjera, me Pavard me kokë dhe bomberin Leëandoëski që konkretizoi një super aksion. Më pas në fraksionin e dytë të lojës pati vend edhe për dy gola të tjerë, për të plotësuar ‘manita-n’. Ishte sërish Lewandowski që shënoi golin e katërt, ndërsa në apel nuk mungoi as talenti Davies, që së fundmi ka rinovuar kontratën me Bayern Mynchen.

Më këtë fitore Bayern mban më shumë se të sigurtë vendin e parë, pasi në çdo rast pas javës së 29 diferenca me Dortmund-in do të jetë 7 pikë, por mund të mbesë edhe 10.

Sakaq po të shtunën janë luajtur edhe disa ndeshje të tjera të Bundesligës, me Ëerder Bremen që mori një fitore 0-1, por shumë të vyer në tranfertën e Schalke-s. Në skuadrën ku luan Rashica dhe që këtë sezon lufton për mbijetesë golin trepikësh e realizoi Bittencourt. Në takimet e tjetra Hertha Berlin mposhti 2-0 Augsburgun, Hoffenhaim mori tre pikët në transfertë me shifrat 0-1 kundër Mainz, ndërsa Eintracht Frankfurt mposhti 1-2 po në tranfertë ekipin e Ëolsburg.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

‘Formula’ belge për të tejkaluar çështjen “Beleri” mes Shqipërisë dhe Greqisë! Flet ambasadori Meurice

‘Formula’ belge për të tejkaluar çështjen “Beleri” mes Shqipërisë dhe Greqisë! Flet ambasadori Meurice