Bayern fiton me vështirësi në transfertë, Dortmundi ngec në shtëpi

Bayern fiton me vështirësi në transfertë, Dortmundi ngec në shtëpi

Momente nga ndeshja Dortmund-Bayern

Ashtu siç pritej, jo me pak vështirësi, Bayern Mynchen ka fituar me shifrat 1-2 në transfertë kundër Mainzit në ndeshjen e vlefshme për javën e 10 të Bundesligës. Vendasit luajtën si të barabartë deri në minutën e 39-t, atëherë kur skuadra e Tuçel kaloi në avantazh me Goretzkan që realizoi një gol mjaft të bukur nga brenda zonës. Kaq në pjesën e parë, ndërsa menjëherë sapo nisi fraksioni i dytë i lojës, Mainzi barazoi shifrat me Boetius. 

Bayern nga ky moment rriti ritmin dhe mbylli kundërshtarët në gjysmëfushën e tyre. Pas disa tentativave, kampionët në fuqi të Gjermanisë shënuan golin e dytë me Alkantarën, spanjollin I cili në minutën e 62-t si rrallherë përdori forcën për të dërguar topin në rrjetë.

Në fund fiton Bayern, i cili gëzon dyfish pasi Dortmundi kryesues barazoi 2-2 në shtëpi kundër Herthës së Berlinit. Verdhezinjtë pavarësisht se kaluan dy herë në avantazh nuk arritën të dilnin me pikë të plota nga ky takim. E vetmja që që mund të konsiderohet pozitive sot në “Sigal Iduna Park” është ‘dopieta’ e Sanchos, futbollistit 18-vjeçar që po magjeps Bundesligën dhe jo vetëm.  Gjithsesi pas 9 javësh kampionat, diferenca mes Dortmundit kryesues dhe Bayernit të Mynihut reduktohet në 2 pikë.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Mario Balotelli mezi qëndron në këmbë, sulmuesi filmohet i dehur dhe i shtrirë në rrugë

VIDEO/ Mario Balotelli mezi qëndron në këmbë, sulmuesi filmohet i dehur dhe i shtrirë në rrugë