Bayern gabon në ndeshjen e parë të 2021, Monchengladbach e mposht me përmbysje! Sot Leipzig-Dortmund

Bayern Mynchen e ka nisur 2021 me një humbje, pasi për llogari të javës së 15 të Bundesligës është mposhtur 3-2 nga Borussia Monchegladbach.

Në Borussia Park, ekzaktësisht në minutën e 26, askush nuk do ta imagjinonte që Bayern do të humbiste, pasi udhëhiqte 0-2. Fillimisht ndeshjen do ta zhbllokonte Robert Leëandoëski me penalllti, ndërsa pak çaste më pas Goretzka do të dyfishonte shifrat për ekipin e udhëhequr nga Hansi Flick.

Gjithsesi pas këtij moment Bayern do të ulte ritmin dhe deri në fundin e pjesës së parë Monchengladbach realizoi dy herë. Autori i të dy golave që do të ishte Hofman, që ktheu qetësinë në ekin vendas. Ndërkohë goli vendimtar që përmbysi shifrat do të realizohej pak pas fillimit të pjesës së dytë nga Neihaus.

Më këtë humbje Bayern Mynchen vijon të jetë në vendin e parë të Bundesligës me 33 pikë, por në rast fitoreje të Leipzig ditën e sotme kundër Dortmund atëherë duhet të hapë krahun.

Ndërkohë po të premten në mbrëmje është zhvilluar ndeshja e parë e javës së 18 të La Liga-s mes Celta Vigo-s dhe Villareal, e cila është mbyllur me shifrat 0-4. Golat për ekipin mik që me këtë fitore është ngjitur në vendin e tretë u realizuan nga Moreno, Gomez, Parejo dhe Nino.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës

Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës