Bayern ‘luftë’ me Man.United për Paolo Dybala-n, për Juven vlen mbi 100 milion euro

Bayern ‘luftë’ me Man.United për Paolo Dybala-n, për Juven vlen mbi 100 milion euro

Futbollisti i Juventusit Paolo Dybala

Bayern Mynchen dëshiron të firmosë me Paolo Dybala-n. Klubi gjerman synon që këtë verë të përforcohet ndjeshëm për të synuar trofetë prestigjiozë të Europës sidomos pas largimit të Robben dhe Ribery.

Mediat në Gjermani, por që gjejnë konfirmim edhe në Itali, shkruajë se kampionët e Bundësligës janë gati të pagujnë 80 mln euro për futbollistin e Juventusit. Joyo nuk ka patur një sezon të mirë në Itali dhe gjermanët shpresojnë ta bëjnë të tyrin për këtë shifër, por Juventus nuk është gati të dëgjojë asnjë ofertë poshtë 100 mln euro.

Për momentin diferenca është 20 mln euro, por ky transferim ka gjasa të marrë një tjetër drejtim. Për numrin 10 të Juventusit është i interesuar edhe Manchester United, që nuk do ta kishte problem plotësimin e kërkesave të bardhezinjve në rast se vërtet dëshiron futbollistin.

Më herët Bayern ka siguruar shërbimet e mbrojtësit të djathtë Benjamin Pavard, që verën e kaluar u shpall kampion bote me Francën. Ndërkohë që edhe krahu i majtë është i blinduar pasi gjermanët kanë firmosur për 80 mln euro me Lucas Hernandes.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Në orët e ardhshme do të duhet të sqaroni dashurinë tuaj... horoskopi për sot

Në orët e ardhshme do të duhet të sqaroni dashurinë tuaj... horoskopi për sot