Niko Kovac do të jetë trajner i ri i Bayern Munich nga data 1 korrik e këtij viti. Jup Heynckes do të largohet në fund të këtij edicioni, derisa Bayern Munich sot zyrtarizoi trajenrin e ri për sezonin e ardhshëm.
“Ne kemi siguruar shërbimet e Niko Kovac si kryetrajner i ri i Bayern Munich,” ka thënë Salihamidzic, drejtor sportiv i rekordmenëve gjermanë. “Niko ka luajtur për Bayern dhe i njeh njerëzit këtu. Ne jemi të bindur se kemi bërë zgjidhjen e duhur”, ka thënë ai.
Ish-mbrojtësi i Kroacisë, Niko Kovaç ka nënshkruar kontratë me Bayern Munchen deri më 2021.
Komento