Bayern Munich është fitues i Superkupës së Gjermanisë. 

Bavarezët kanë mposhtur 2-0 Borussia Dortmundin në finalen e zhvilluar në “Signal Iduna Park” të Dortmund.

Arturo Vidal në minutën e 58-të dhe Thomas Muller në minutën e 79’, shënuan në fitoren e skuadrës së Ancelottit.

Dortmund bëri një lojë të mirë dhe rastet përpara portës nuk munguan, por një superformë e Manuel Neuer u mohoi golin. 

Redaksia Online
Shqiptarja.com