Edhe pse ishte një nga sfidat më të rëndësishme të sezonit në "Bundesliga", Bayern Munchen ka shkatërruar me rezultat të thellë 5-0 skuadrën e Borussia Dortmund-it. Kjo ndeshje ishte një makth i vërtetë për Dortmunin ku seria e golave u hap në minutën e 10-të ku Mat Hummles shënoi një gol me kokë. 7 minuta më vonë ishte bomberi Leëandoëski i cili dyfishoi rezultatin. Brenda 45-minutashit të parë gjetën rrugën e golit Martinez e Gnaby duke e mbyllur me rezultat 4-0.
Pjesa e dytë nisi përsëri me një Bayern që ishte në super formë dhe një Dortmund që nuk po menaxhonte dot rezultatin e thellë. Nminutën e 90’, ishte sërish polaku Leëandoëski që shënoi golin e dytë personal dhe vulosi rezultatin 5-0.
Me këtë fitore, Bayerni i Mynihut merr kryesimin e renditjes, në kuotën e 64 pikëve, një më tepër se Borussia e Dortmundit, ndërkohë që kanë mbetur ende edhe 6 javë për t’u luajtur deri në fund të sezonit.