Bayern Munich është shpallur kampion bote për klube, pasi ka mundur ekipin e Raja Casablanca me rezultatin 2-0. Golat e ndeshjes janë shënuar nga Dante dhe Alkantra duke koleksionuar edhe një tjetër trofe këtë edicion. Ndeshja ishte mjaft e lehtë për Bayernin që dominoi lehtësisht përballë modestëve të Afrikës. Ndërsa në kampionat, Dortmundi largohet akoma më shumë me kreun, pasi ka humbur me Hertën me rezultatin 1-2 në shtëpi duke e harruar plotësisht titullin kampion këtë edicion.
Premier League
Në premier League, Liverpuli ka marrë përkohësisht kreun e renditjes, pasi ka mundur ekipin e Kardifit me dy gola të Suarez-it dhe një të Sterling. Pas fitores së United me Uest Hemin 3-1 ka fituar edhe Siti me Fulhamin 2-4. Januzaj ka shënuar kundër Uest Hemit në minutën e 36, golin e dytë nga tre të United në fitoren 3-1. Ky ishte goli i tretë për kosovarin këtë edicion.
La Liga
Edhe në kampionatin spanjoll, kreu ka pësuar ndryshime, të paktën për 24 orë, pasi ekipi i Atletikos së Madridit pas fitores përballë Levantes me rezultatin 3-2 me dy golat të Costës dhe një të Godin, ngjitet në krye me 46 pikë duke zbritur Barcelonën nga froni. Të dielën luajnë Reali dhe Barcelona. Madrilenët luajnë në Valencia me mungesën e Bales dhe me Ronaldon në superformë.
Seria A
Në ndeshjet e zhvilluara të shtunën Udinese ka fituar me Livornon, ndërsa Napoli ka bërë një tjetër hap fals, pasi ka barazuar me Kaljarin. Një tjetër ndeshje e madhe zhvillohet të dielën në Itali mes Interit dhe Milanit në 20:45. Dy ekipet janë në një gjendje të vështirë në të gjitha aspektet. Ky është derbi i parë i pronarit të ri të ekipit të Interit, Thohir, Në prag të sfidës Baloteli ka deklaruar se do të shënojë dhe festojë në maksimum.

LAJMET MË TË VLERËSUARA