Bayern Munich - Real Madrid/ Thomas Tuchel: Ne do drejtojmë lojën! Carlo Ancelotti: Shikoni peshën e fanellën dhe historinë

Bayern Munich - Real Madrid/ Thomas Tuchel: Ne do drejtojmë lojën! Carlo Ancelotti: Shikoni peshën e fanellën dhe historinë

Thomas Tuchel dhe Carlo Ancelotti


Bayern Munich dhe Real Madrid luajnë sot në Gjermani (21:00) për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League. "Galaktikët" janë dukshëm më të favorizuar, por me gjermanët të uritur për një trofe pas dështimit në kampionat, asnjëherë s'i dihet.

Para ndeshjes për mediet folën dy trajnerët. Thomas Tuchel i bavarezëve kërkon të bëjë mirë në fundin e aventurës së tij me Bayern, teksa kërkon nga të tijtë që të tregojnë se kush është zot në fushë.

"Varet nga taktikat, por gjithashtu ka të bëjë edhe sa je i lirë në fushë. Taktikat janë gjithmonë një mjet. Është sikur një veturë, por ne jemi ata që e drejtojmë atë. Lojtarët duhet të kenë ide të qarta gjatë ndeshjes dhe atë duhet ta ndjejnë se janë të lirë të luajnë në fushë.

Ka të bëjë me një përzierje të fatit, momenteve dhe kualitetit për të eliminuar një ekip si Real Madridi dhe nëse fati duhet të sfidohet, ne do ta sfidojmë atë”, ka thënë Tuchel.

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti e nisi konferencën duke kërkuar falje për faktin se kishte harruar gjermanishten. Italiani vjen si një ish, pasi më parë ai e ka drejtuar Bayern Munich nga 1 korriku 2016 deri më 28 shtator 2017 për 60 duele.

"Real Madridi asnjëherë nuk është nënvlerësuar në këtë kompeticion, sepse të gjithë e dinë se çfarë mund të bëjmë. Ndjejmë respekt nga të gjithë. Mendoj se pesha e fanellës rëndon në këtë kompeticion, si historia dhe të tjerat.

Vijmë pasi kemi eliminuar një ekip shumë të fortë (Man. City) dhe historia është në favorin tonë. Për sa i përket cilësisë, ata janë të fortë në tranzicion, ata mund të luajnë në mënyra të ndryshme dhe janë shumë të rrezikshëm. Të dy mund të luajmë në mënyra të ndryshme.

Rikthimi si kundërshtar? Munich është shumë i bukur, një qytet fantastik, edhe pse fatkeqësisht gjermanishtja nuk më ka hyrë kurrë në kokë. Djali im e bëri, ai mësoi shumë mirë. Munichu është një qytet spektakolar për të jetuar", tha Ancelotti.


Lajmi kryesor:

Gjermanët për të prishur ecurinë negative, sot Bayern Munich - Real Madrid në Champions League


S.DH/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Pasi vrau gruan me thikë, shqiptari shkoi në hotel! Ndezi televizionin për të parë lajmet për krimin e rëndë

Pasi vrau gruan me thikë, shqiptari shkoi në hotel! Ndezi televizionin për të parë lajmet për krimin e rëndë