Bayern Mynchen fiton me 'poker', Man.City shpertallon 8-0 Watfordin

Bayern Mynchen fiton me 'poker', Man.City shpertallon 8-0 Watfordin

Bayern Mynchen ka lënë pas zhgënjimin e javës së kaluar në kampionat kundër Leizpig pasi sot ka fituar me shifrat 4-0 kundër Koln-it në ‘Allianz Arena’. Serinë e golavë e nisi Robert Leëandoëski që në minutën e tretë, i cili finalizoi siç duhet një asisit të Kirmich. Ishte sërish kjo dyshe, pa ndryshuar rolet, që dyfishoi me fillimin e pjesës së dytë. Më pas, deri në përfundimin e kohës së rregullt pati vend edhe për gola të tjerë, të realizuar nga blerjet e verës. Fillimisht ishte Coutinho me penallti dhe më pas Perisic nga një kënd i prirët që nuk e fali Koln-in.

Ndërkohë në ‘premier league’ Manchester City ka nxjerrë dufin e humbjes së javës së kaluar duke shpërtalluar me shifrat 8-0 Ëatfordin. Në Etihad Stadium u deshën më pak se një minutë për t’u zhbllokuar sfida, pasi David Silva nuk gaboi nga fare pranë pas një krosi të Kevin De Bryune. Më pas deri në minutën e 18 u realizuan edhe katër gola të tjerë, me protagonist Aguerro-n, Mahrez, Bernando Silva-n dhe Otamendi-n.

Në fraksionin e dytë të lojës pritej një reagim i miqve, por skuadra e Guardiolës vijoi me të njëjtin ritëm. Kjo falë Bernando Silvës që realizoi edhe dy herë të tjera, në minutën e 48 dhe 60, duke kompletuar ‘tripletën’ personale në këtë sfidë. Para vërshëllimës së trefishtë të arbitrit pati vend edhe për një gol të Kevin De Bruyne.

Ndryshe nga Manchester City, Tottenham ka hedhur një hap fals në javën e gjashtë të kampionatit pasi është mposhtu 2-1 në transfertë nga Leicester. Spursat realizuan të parët me Harry Kane, por gjithsesi ‘dhelprat’ arritën të përmbysnin rezultatin dhe të merrnin tre pikët falë golavve të Pereira-s dhe Madison.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’