Bayern Mynchen në fund të sezonit do të humbasë Robben dhe me shumë mundësi edhe Ribery. Kjo është arsye që sipas mediave angleze gjigandët e “Bundesligës” kanë bërë ofertën e katërt për futbollistin e Chelsea-s Hudson-Odoi.
Sipas “Daily Mail” Bayern i ka ofruar 39 mln euro londinezëve për shërbimet e futbollistit 18-vjeçar. Odoi bëri një paraqitje brilante në përgatitjet gjatë verës dhe herë pas herë në këtë sezon ka dhënë shkëndija të një lojtari me shumë potencial. Së fundmi ai ishte autori I dy asisteve në fitoren 2-0 të Chelsea kundër Nottingam në “FA Cup”.
Gjithsesi ai nuk është një titullar fiks te Chelsea dhe duke parë që në verë do të afrohet edhe Pulisisc shanset e tij do të minimizohen. Bayern nga ana tjetër mund t’ia garantojë këtë mundësi lojtarit që të jetë titullar në një kampionat të nivelit të lartë.
Më herët Bayern ka tentuar edhe tre herë të tjera të bindë Chelsea-n për të marrë Odoi-n. Oferta më e madhe para kësaj të fundit sipas mediave në Angli ka qenë 33.5 mln euro.
Edhe pse oferta e fundit 39 mln euro është shumë tunduese Chelsea me shumë mundësi nuk do të heqë dorë nga lojtari. Trajneri Sarri në një intervistë për lojtarin anglez është shprehur: “Mendoj se ai është gati të luaj më shumë. Sigurisht që në kemi lojtarë të rëndësishëm të cilët luajnë në atë pozicion. Unë mund të luaj vetëm me dy uinger pavarësisht se e di që ai është gati. Janë edhe lojtarë të tjerë si Perdo dhe Ëilliam që qëndrojnë në stol, por unë do të filloj ta konsideroj Odoi-n të barabartë me të tjerët. Mendoj se nuk do të shkojë në Gjermani pasi ai është anglez. Është shumë I ri dhe do të ketë mundësitë e tij. Të qëndrojë këtu është më mirë për të.”
Bayern nuk dorëzohet, bën ofertën e katërt për talentin e Chelsea-s. 39 mln euro për 18-vjeçarin
Komento