Bayern Mynchen është treguar i pamëshirshëm kundër Schalke-s në ndeshjen e vlefshme për javën e 19 të Bundesligës, pasi ka fituar me shifrat 5-0. Ekipit të drejtuar nga Flick iu deshën vetëm 6 minuta për të kaluar në avantazh, me Lewandowski-n që konkretizoi pas një gafe të portierit mik.
Më pas realizuan me radhë Muller, Goretzka, Alcantara dhe Alcantara. Kjo fitore e mban Bayern-in në vendin e dytë, 1 pikë më pak se Leipzig i vendit të parë dhe tre pikë më shumë se Dortmund i vendit të katërt.
Komento