Report Tv ka siguruar fotot e 4 të arrestuarve në Tiranë, pjesë e dy grupeve kriminale për shitjen e armëve.
Marsel Varka, Elsaed Maqinaj, Fabian Zako dhe Kristaq Biba janë 4 të arrestuarit. Kevin Vila dhe Bledar Avdillari janë në kërkim.
Në vitin 2022, Vila është arrestuar për vjedhje. Në makinën me të cilën udhëtonte, ndodhej bashkë me një tjetër, Mikel Aliun.
Gjatë ndjekjes nga policia, u përplasën me patrullën, por pa shkaktuar lëndime të efektivëve. Të dy u arrestuan për këtë ngjarje, kurse një i tretë u vu nën hetim në gjendje të lirë.
Lajmi kryesor:
Goditet grupi i trafikut të armëve në Tiranë, 4 në pranga, 2 në kërkim! Sekuestrohen 4 pistoleta dhe 3 automatikë! Momenti kur ia shesin agjentëve të infiltruar (EMRAT+VIDEO)







