Baze: Halli i Berishës dhe hallet e opozitës

Baze: Halli i Berishës dhe hallet e opozitës

Sali Berisha

PD është në ankth për atë çfarë mendon Sali Berisha. Ka shumë pyetje që tani duan përgjigje dhe ata që ende besojnë tek Berisha dhe PD e vjetër, duan një përgjigje prej tij. Duan përgjigje çfarë do të bëjnë me 13 Tetorin e Ilir Metës, çfarë do bëjnë me 30 Qershorin e Edi Ramës, çfarë do bëjnë me Lulzim Bashën, çfarë do bëjnë me premtimet për të mos dorëzuar bashkitë, çfarë do bëjnë me premtimin për të rrëzuar Edi Ramën, çfarë do bëjnë me shëndetin e Ilir Metës dhe dhjetra pyetje të tjera.

Gjatë këtyre ditëve ka pasur plot debate, por ato janë kufizuar mes Fatmir Mediut dhe Lulzim Bashës, mes Dash Shehit e Nard Ndokës, mes Tit Vasilit dhe Ben Ristanit etj.

Sali Berisha nuk ka folur për politikë, këtu e një muaj pas 30 Qershorit.

Zemërimi i tij i fundit në dukje me Lulzim Bashën ka qenë tërheqja nga dhuna më 30 Qershor dhe paranoja se e ka shitur tek perëndimorët duke u thënë “nuk kam çfarë t’i bëj atij plakut”.

Por sot ka folur. Në një postim të tij të gjatë e të detajuar si të ishte gazetar investigativ, ai ka shkruar për problemet brenda kompanisë “Digitalb”, për ish drejtorin që dikur ka dashur ta gjobisë me 8 milionë euro dhe drejtorin aktual, që e quan vegël të Ben Blushit. I ka bërë thirrje Vjollca Hoxhës me “dashamirësi” të shpëtoj Digitalb-in dhe të zboj Blushin, dhe duket gati sikur i thotë se unë gjithë jetën ta kam dashur të mirën.

Është shokuese, se si njeriu tek i cili i ka sytë e gjithë opozita e hutuar, e braktisur, e tradhëtuar dhe e lënë rrugëve, shfaqet publikisht duke u shpjeguar opozitarëve në këtë pikë vape dhe mërzie, se halli i tij kryesor, çka do të thotë dhe halli i opozitës, është fati i kompanisë “Digitalb”.

Shkaku është se pas disa problemesh, qartësisht pazare biznesi, Tv Klan është larguar nga platforma, duke shkuar tek “Tring”. Ajo që mund të kuptojnë opozitarët e lodhur në këtë pikë vape, nga reagimi i parë i Berishës pas 30 Qershorit, është se halli kryesor i tyre tashmë mbetet halli i Aleksandër Frangajt.

Biles më sakt, halli i Fevziut, i cili mendon se duke mos qenë në “Digitalb”, por brenda Tringut, ai është i konkurrueshëm nga Sokol Balla apo të tjerë.

Nuk është problem pse është kaq i shqetësuar për ta, pasi askush nuk ka të drejt të ndërhyjë në dashurinë mes Berishës, Frangajt apo Fevziut, por një investim kaq politik, në mes të mijëra halleve që ka realisht opozita, tregon qartë se Sali Berisha, është katandisur në një lobist të Sandër Frangajt dhe për hallet banale të biznesit të tij.

Kjo tregon shumë për parimet e tij dhe pazaret e errëta me të si sekser.

Në një kohë kur vet opozta përpiqet të politizojë tregun e shtypit, kur përpiqen të prodhojnë skema kontrolli të Edi Ramës, i cili duke ngrënë darka e dreka me botues, herë pa shreë i qorton ata, kur përpiqen të thonë se po transferohen emisione nga një Tv në tjetrin për shkak të censurës, bash mu në mes të kësaj fushate të rëndë kundër Edi Ramës si njeri që kap mediat, shfaqet Sali Berisha si i kapur nga media, dhe i qanë hallin TV Klan, pse po ndërron platformën digitale ku transmetohet.

Tani gjithë ata opozitarë që shikojnë Frangajn me Ramën, gjithë ato akuza që Rama I ka dhënë rrugën e Balldrenit dhe Orikumit me PPP, gjithë ato akuza që ai rri në paradhomën e Ramës për halle oligarkësh, kanë vetëm një shpjegim dhe ky është shumë poshëtrues për Sali Berishën. Sandir qenka I dërguari I tij për pjesën që I “takon” në gjithë këto tendera e konsesione për të cilat opozita akuzon Frangaj, ndryshe nuk do vajtonte me kaq dhumbje për një mosmarrveshje biznesi privat të Sandrit. Opozita në një anë ngeli duke u ankuar dhe vajtuar për kostot e rrugës Fushë Krujë Balldren, apo Orikum Dukat, që I faturohen Frangaj si lobist, ndërsa lideri shpirtëror I opozitës I qanë hallin Sandrit se po zhvendoset në një paltformë tjetër trasnmetimi.

Halli real I Berishës është mos I dobësohet Sandir nga sherri me Blushin. Nuk qenka hall I vogël, po që se e ka sekserin e vet pranë Ramës, por është shumë poshtëruese për opozitarët e shkretë, që presin të hap gojën Berisha për hallet e tyre dhe ai e hap për hallin e Frangaj e Fevziut.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 04/08/2019 22:25

    Berisha. En mire te hape varrin e vejtes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja