Baze: Viti që u kthye në një leksion të hidhur për revolucionin

Baze: Viti që u kthye në një leksion të  hidhur për revolucionin

Viti 2019 do të hyj në historinë e politikës, si viti që ndëshkoi atentatorët e sistemit politik mbi të cilin është ngritur Republika jonë.

Dy ngjarje të mëdha, të pazakonta në historinë e politikës shqiptare, tentuan të hedhin në erë Republikën, duke djegur mandatet e parlamentit dhe duke bojkotuar zgjedhjet lokale, në të njëjtën kohë, me shpresë se vendi do shkonte drejt përplasjes civile dhe pushteti do të dorëzohej.

Mbijetesa e Republikës përballë Revolucionit blu të pranverës, është një ngjarje që do të ketë ndikim të gjatë në historinë e politikës shqiptare si leksion i hidhur, por dhe si kapitullim politik.

Leksioni më I hidhur I dështimit është dhe lajmi më I mirë. Pas asaj që i ndodhi opozitës me diegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve, duke u zëvendësuar mandatet dhe duke u injoruar bojkoti i tyre, zor se ndonjë forcë tjetër politike në Shqipëri do ta përsëris atë aventurë.

Edhe pse Shqipërisë i ka kushtuar boll kjo aventurë, duke qenë se do të jetë e papërsëritshme në llojin e vet, ajo do të shërbej si një dështim i hidhur në të ardhmen duke mo su përsëritur më.

Kjo aventurë nga ana tjetër dëshmoi seriozitetin e mbështetjes së SHBA dhe BE ndaj Shqipërisë, që në momentet më kritike të zgjedhjeve të Qershorit, kur vendi po shkonte me qetësi Drejt luftës, i qëndruan fort legjitmitetit të zgjedhjeve dhe zmbrapsën celulat antiamerikane që frymëzonin luftën.

Nga ana tjetër kjo histori do të shërbej dhe si një leksion politik brenda Partisë Demokratike, për mënyrën se si kapitulloi politikisht me këtë aksion. 

Një vit më pas, kjo parti është pa asnjë deputetë, pa asnjë të zgjedhur në pushtet lokal, pa asnjë të punësuar në institucionet shtetërore, përveç Avokates së Popullit dhe dy anëtarve te AMA.

Ky është një bilanc tragjik, që buron nga autosugjestionimi i opozitës prej Sali Berishës dhe Ilir Metës, përmes planit me të cilin ata mendonin se do të shpëtonin veten duke varrosur Shqipërinë, por në fakt nuk shpëtuan dot as veten, as PD.

Akti i PD i shoqëruar nga garniturat e saj politike, është i pazakontë për një sistem politik pluralist, pasi tenton të ndryshoj rregullat e sistemit për ta kontrolluar atë me dhunë dhe jo me vota. është në thelb një akt vrasës i pluralizmit dhe demokracisë, për të cilën PD është ndëshkuar tashmë shumë rëndë.

Kursi i ri politik i Partisë Demokratike, që do të mund ta rifuste atë në binarë, sidoqë të jetë, është i dënuar të jetë një kurs që njeh sistemin, e pranon atë dhe konkuron brenda tij. 

Edi Rama do të ishte sot shumë herë më I dëmtuar nga paqja, se sa nga lufta, shumë herë më I dërrmuar nga skandalet mediatike dhe politike rreth korrupsionit, se nga flakadanët në Kuvend dhe Molotovët mbi shkollat, qendrat e votimit dhe kryeministri, shumë herë më i dëmtuar nga betejat parlamentare se sa barikadat e jnjë grupi delikuent tek “Unaza e Re”, apo sharlatanët që janë si grup i gatshëm në emër të shoqërisë civile, në çdo cep ku shpresojnë se bëhen protagonistë.

Ndaj pas një viti revolucioni të dështuar, Edi Rama është më pak i dëmtuar se opozita, jo për meritë të tij, por për faj të opozitës.

Dhe ky është një bilanc që duhet lexuar mirë. Kriza politike do të vazhdojë të rri e ngrirë, derisa Presidenti të mbaj me dhunë një karrige të cilën e ka dhunuar duke shkelur kushtetutën dhe opozita të rrijë larg reformës zgedhore. 

Drita në fund të tunelit do të duket, kur vendi të ketë një president të ri, mundësisht nga opozita, dhe një reformë të re zgjedhore, me parti që pranojnë garën dhe jo revolucionin. 

Sa më shumë të vonohemi në këtë pikë, aq më pak do kemi kohë për zgjedhje, edhe më 2021.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale