BB: Ekonomia shqiptare trend në rritje

BB: Ekonomia shqiptare trend në rritje

Emanuel Salinas

Banka Botëtore vlerëson pozitivisht trendin në rritje të ekonomisë shqiptare, teksa shpreh angazhimin për të mbështetur Shqipërinë në disa drejtime kryesore ekonomiko-sociale.

Menaxheri i zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri Emanuel Salinas, tha se, ekonomia shqiptare duhet të orientohet drejt eksporteve dhe shfrytëzimit të burimeve natyrore, si  sektorë potencialë për zhvillimin e mëtejshëm të vendit.

I pranishëm në një takim biznesi që u zhvillua në Tiranë, ai theksoi se, “nëse do të shihni përbërjen e GDP-së, peshën kryesore e zë sektori i ndërtimit dhe konsumi. Që Shqipëria të zhvendoset nga niveli i mesëm në nivelin e lartë të të ardhurave për frymë, duhet të ndodhë një transformim. Duhet të zhvendoset nga pagat e ulëta dhe produktiviteti i ulët, te prodhimi me vlerë të shtuar më të lartë dhe më i orientuar nga eksportet. Fokusi duhet të jetë në shfrytëzimin e burimeve natyrore për rritjen e produktivitetit dhe të investimeve”.

Salinas tha se BB në bashkëpunim me qeverinë po punojnë për rritjen e cilësisë së edukimit të të rinjve në shkollat profesionale dhe në universitete.

“Kapitali njerëzor burimi i saj, njerëzit e talentuar të këtij vendi, sidomos të rinjtë, kontributi i tyre është i rëndësishëm për rritjen e produktivitetit të ekonomisë dhe ardhjen e kompanive të huaja.

Tre janë prioritet e Bankës Botërore në Shqipëri: E para, është të krijohen vende pune, dhe me paga të larta. Ka vende punë në sektorin e ndërtimit, në sektorin katering, por nuk ofrohen vende pune në sektorë të tjerë.

Prioriteti i dytë është kapitali human. Kjo është e rëndësishme jo vetëm për vendin, por edhe për kompanitë e huaja që vijnë në Shqipëri.

Prioriteti i tretë është rimëkëmbja e vendit, pas goditjeve nga tërmetit të 2019-s, pandemia e Covid-19 apo kriza energjetike”, theksoi ai./ATSH

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Studio Live/ Beleri foli për nënën Greqi të Himarës, Anri Bala: Takimi Rama-Mitsotakis tregoi se është kapitull i mbyllur! Kikia: Ishte i mllefosur

Studio Live/ Beleri foli për nënën Greqi të Himarës, Anri Bala: Takimi Rama-Mitsotakis tregoi se është kapitull i mbyllur! Kikia: Ishte i mllefosur