BB paralajmëroi për thatësira, humbje mbi 130 milionë dollarë

BB paralajmëroi për thatësira, humbje mbi 130 milionë dollarë

Nuk përbën më surprizë fakti që Shqipëria po vuan në mënyrë të vazhdueshme vite të thata dhe varësia nga hidroenergjia ka bërë që qindra miliona euro ndër vite të shpenzohen për të siguruar energji në import. Një raport i Bankës Botërore, që vlerëson rreziqet fiskale nga fatkeqësitë për Shqipërinë, paralajmëronte në fillim të këtij viti se për periudhën 2019-2021 kishte një probabilitet për humbje financiare në sektorin e energjisë, për shkak të varësisë nga hidroenergjia.

“Thatësirat gjithashtu kanë pasur ndikime negative në shkallë të gjerë në sektorët e energjisë dhe bujqësisë në Shqipëri. Për shembull, thatësira shkaktoi “krizën e energjisë” të nëntorit 2003 dhe ndërprerjet e energjisë elektrike në 2007 (FAO 2018). Pothuajse i gjithë furnizimi i brendshëm me energji në Shqipëri vjen nga hidroenergjia, e cila varet nga ecuria e reshjeve dhe mund të ndikohet shumë nga thatësira.

Banka Botërore vlerësoi se ka një probabilitet vjetor 2.5% të një humbjeje financiare në sektorin e energjisë, që tejkalon 15 miliardë lekë (mbi 130 milionë dollarë amerikanë, ose 1% e PBB-së) në periudhën 2019–2021, për shkak të reshjeve të ulëta (Banka Botërore, 2019). Për shembull, prodhimi i Hidrocentralit të Fierzës u ul me 33% për shkak të ndikimit të thatësirës së vitit 2007 (Laska Merkoci et al. 2012). Një paqëndrueshmëri e tillë në prodhimin e hidrocentraleve e ekspozon qeverinë shqiptare ndaj rreziqeve të rëndësishme fiskale” – thuhet në raportin e Bankës Botërore.

Thuajse të gjithë operatorët e tregut në aspektin e tregtimit të pyetur nga revista “Monitor” pohojnë se një krizë si kjo e sotmja e energjisë nuk ishte parashikuar e për rrjedhojë, Shqipëria ashtu si shumica e vendeve në Europë, por dhe më gjerë, nuk mund të shpëtojë. Por a mund ta kishte minimizuar efektin negativ të çmimeve?

Yigit Arman, përfaqësues i “Ayen Enerji” në Shqipëri, një prej tre investitorëve më të mëdhenj të sektorit, shprehet se në vijimin e viteve të thata dhe krizave të mëparshme, Shqipëria mund të menaxhonte më mirë pjesën e koordinimit mes prodhuesit dhe shpërndarjes.

Dy kompanitë publike duhet të bashkëpunojnë ngushtë dhe të bëjnë analiza të hollësishme për të përmirësuar menaxhimin e kaskadës dhe rezervës ujore të saj, në përfitim të interesit publik të vendit. Sigurisht, lidhur me krizën e fundit, ai pohon se ka qenë e vështirë ta parashikosh dhe çmimet kanë arritur në nivele të çmendura.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja