BB6- Iliri i shpreh ndjenjat
Rikes, por ajo nuk e beson

BB6- Iliri i shpreh ndjenjat <br />Rikes, por ajo nuk e beson
Ngacmimet midis Rikes dhe Ilirit kanë vijuar në shtëpinë e Big Brother. Iliri i thotë se sa më mirë që të shkojnë bashkë, aq më shumë i mbyllet goja banorëve. Rikja i përgjigjet që duhet ta kishte kuptuar më parë një gjë të tillë dhe është pak i vonuar.

Ndërkohë Iliri vijoi duke thënë se është i gatshëm që të çohet dhe në mes të të gjithëve ti kërkojë Rikes falje për sjellien që ai ka pasur me të. Më pas ai nis sërish t’a ngacmojë atë, megjithatë Rikja është mjaft dyshuese ndaj çdo veprimi që Iliri bën kundrejt saj. Rikja mendon që ai është duke u tallur me të dhe nëse po e bën një gjë të tillë po gabon shumë.

Iliri e siguron që nuk është duke e bërë një gjë të tillë dhe se ai e ka vëmendjen te Rikja, më shumë se ajo mund ta ketë të vetja e saj. Rikja më pas e pyet se nëse ky ishte propozimi që ai i tha pak më parë. Iliri i përgjigjet me shaka. Më pas e pyet Riken nëse ajo e ka xhan atë.

Rikja i përgjigjet pozitivisht, ndërkohë që ai i shpreh që Rikja është banorja që ai ka më shumë xhan nga të gjithë, përveç Elonës. Iliri fillon ti shprehi ndjenjat e tij Rikes duke e bindur atë për ndjenjat që ai ka ndaj saj. Ai i shpreh Rikes se nuk ka se si mos ta ketë xhan, kur ai nuk rri dot pa e ndjerë aromën e saj. Rikja është skeptike dhe dyshuese për këto gjëra që Iliri thotë dhe nuk i beson.

(Redaksia Online)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Protetsa e dhunshme e PD-së/ Kulluri: Kur një parti ka mbështetje popullore, tregon numra jo molotov! Arrestimi i Berishës dhe Salianjit nuk janë halli i shqiptarëve

Protetsa e dhunshme e PD-së/ Kulluri: Kur një parti ka mbështetje popullore, tregon numra jo molotov! Arrestimi i Berishës dhe Salianjit nuk janë halli i shqiptarëve