BB6- Vëllai i madh dënon Elonën dhe Riken

BB6- Vëllai i madh dënon Elonën dhe Riken
Ndërkohë që të gjithë banorët janë në dhomën e ndjenjes Anaidi sjell një komunikim nga “Vëllai i Madh”. Anaidi e lexon komunikatën dhe shprehet se detyra e tij është që të mbledhë në shtëpi çdo letër të shkruar prej tyre brenda shtëpisë, pusulla apo veshje me mbishkrime të të gjithë banorëve.

Ndërkohë Shpendi do të monitorojë Riken dhe Elonën gjatë gjithë kohës, pasi Vëllai i Madh ka vendosur t’i dënojë që të mos flasin me njëra-tjetrën, duke qenë se kanë thyer rregullat, duke komunikuar me simbole. Elona shprehet se ky dënim nuk është i drejtë, ndërsa Rikja shprehet duke thënë se këtë provë duhet ta marrin seriozisht.

Anaidi niset menjëherë për te dhomat e gjumit, duke filluar të kontrollojë në çdo vend për letra të shkruara. Ndërsa Shpendi tregon se është vendosur në një pozitë të vështirë me pozicionin që e ka vendosur Vëllai i Madh. Anaidi i jep një zarf Elonës dhe i kërkon që brenda saj të futë të gjitha copat e letrës që ka grisur mbrëmë në darkë, të cilën e kishte adresuar për Riken.

Ajo shkon i merr në dollap dhe ia çon të gjitha Vëllait të Madh. Ajo kthehet në dhomën e gjumit shumë e mërzitur dhe thotë se është gati që të largohet nga shtëpia, pasi është prekur shumë prej dënimit të Vëllait të Madh.

Redaksia Online

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)