BB6, Zhigolo largohet nga shtëpia
Xhimi rrëfen lidhjen e tij 30 vjeçare

BB6, Zhigolo largohet nga shtëpia<br />Xhimi rrëfen lidhjen e tij 30 vjeçare
TIRANE - Supriza, emocione, lot, mallë dhe përqafime janë parë në spektaklin e mbrëmshëm në Big brother. Xhimi u takua me bashkëshorten e tij kun ë sy të banorëve të tjerë I duhej të luante rolin e indiferentit. Aldora takoi nën e saj, e ndërsa ai që kaloi sfidën e radhës, e normalisht më shumë të rëndë qe Marselino I cili përfundimisht hoqi shpresat nga ëndrra e çmimit të madhë, duke dalë prej shtëpisë. Por emocionet më të mëdha u ndien gjatë takimit të Xhimit me bashkëshorten e tij prej 30 vjetësh Kozetën. Xhimi ka qenë një ndër banorët e “Big Brother”, ku për gati shtatë javë i është dashur të mbajë të fshehur sekretin e tij që është i martuar.

Që në krye të herës ai është prezantuar si një beqarë, ndërkohë që mbrëmë produksioni i këtij spektakli e vuri në një provë të fortë. Arbana i fton banorët që të shohin një klip ku shfaqen banorët gjatë realizimit të provës, gjatë javës dhe më pas i fton që të shohin fushën e provës dhe aty ndodhet një vajzë e veshur me uniformën e Big Brother. Ajo prezantohet si vajza e produksionit që do të intruktojë banorët për të realizuar provën. Të gjithë banorët shohin, ndërsa Xhimi shtanget sepse ajo është gruaja e tij. Banorët ftohen të dalin në oborr dhe Xhimi mundohet që të sillet me indiferentizëm. Banorët e përshëndesin “vajzën e produksionit” dhe Xhimi po ashtu e përshëndet ftohtë. “Ela” (gruaja e Xhimit) u jep banorëve instruksionet e provës dhe ata arrijnë që ta realizojnë me sukses provën. Pas kësaj ata ftohen të kthehen në shtëpi. Xhimi qëndron i fundit në radhë dhe nxitimthi i puth dorën gruas së tij duke thënë “na solle fat” dhe buzëqesh duke mbyllur derën e oborrit. Këto janë disa moment që Xhimi mundi t’i rezistojë bashkëshortes së tij në sy të banorëve të tjerë të cilët ende vijojnë të mendojnë se kanë të bëjnë me Xhimin beqarë.

ELENA GJEN SEKRETIN, ELDORA ME TALESEMI

Është rikthyer edhe njëherë në qendër të vëmendjes së publikut shqiptarë Eldora me historinë e saj si dhe sëmundjen e “talasemisë”. Sekreti saj është komentuar shumë nëpër rrjetet sociale, ku njerëzit më shumë kanë shprehur mëshirë dhe keqardhje për të. Këtë gjë Eldora e ka shprehur se nuk e dëshiron. Ajo ka thënë se nuk kërkon mëshirën e askujt, por kërkon që të trajtohet e barabartë me njerëzit e shëndoshë dhe ka hyrë në Big Brother pikërisht për të treguar se njerëzit e sëmurë, mund të bëjnë një jetë normale dhe se kanë nevojë të trajtohen të barabartë mes të shëndoshëve. Arbana ftoi Eldorën në dhomën e surprizave dhe fillon që ta pyesë atë se si është ndierë gjatë kësaj jave. Eldora i thotë se është ndjerë shumë mirë dhe se pothuajse nuk e ka ndjerë fare faktin se duhet të mjekohet vazhdimisht brenda shtëpisë së Big Brother 6. Edhe një tjetër herë Eldora thotë se kërkon që të jetë e barabartë dhe se sëmundjen e saj e ka mbajtur të fshehtë pikërisht për të shmangur mëshirën e njerëzve që e rrethojnë. Më pas Eldora ftohet që të shohë një klip, ku në të, të shfaqet ajo duke folur për nënën e saj dhe frikën që ajo ka pasur për futjen e Eldorës brenda shtëpisë së Big Brother. Ndër të tjera Eldora thotë “mami s’donte sepse më thoshte, ti s’je tip për një spektakël të tillë”, pas klipit Eldora takohet me nënën e saj nënën duke thënë ndër të tjera se dëshiron vetëm që ajo të mos shqetësohet për shëndetin e saj dhe se dëshiron që ta bëjë krenare, ashtu si ajo ndihet për të. Mes tyre ndodh një takim shumë i ngrohtë, mes lotëve dhe fjalëve plot dashuri. Arbana pyet nënën e Eldorës se si e sheh tashmë pjesëmarrjen e vajzës së saj në BB6 dhe ajo përgjigjet “e përgëzoj Eldorën dhe si gjithmonë më është dukur shumë guximtare”.

XHIMI TAKOHET ME KOZETËN
Mjaft prekëse ka qenë historia 30 vjeçare e Xhimit dhe Kozetës. Përpara kamerave live, Xhimi ka treguar historinë e tij të dashurisë. Sekreti i Xhimit padyshim ka qenë një ndër kuriozët për banorët e kësaj shtëpie. Prej shtatë javësh ai ka mundur të mbajë të fshehtë një sekret të tillë, duke iu larguar tundimit për të folur për bashkëshorten e tij Kozetën që si u shpreh dhe ai vetë, ka ndierë, mallë qoftë për ti përmendur dhe emrin. Padyshim ky ka qenë një ndër sekretet tepër të rëndësishëm për tu mbajtur i fshehtë. Një moment shumë i vështirë dhe delikat ishte takimi me bashkëshorten e tij.

Xhimi pohoi se me bashkëshorten e tij ishin njohur që në vitet 80-të dhe më shumë kjo kishte qenë një dëshirë e familjes së tij që Xhimi të martohej pasi tipi i tij nuk ishte për gjërat tradicionale martesë dhe lidhje e preokupuar. Pas një historie të gjatë pritjeje dhe këmbëngulje, nga e Kozetës, Xhimi pohoi se në 95 ato u takuan sërisht dhe prej asaj kohe nuk janë ndarë as shtatë minuta jo më shtatë javë. Sot kanë kaluar 30-vjet së bashku dhe Xhimi pohon se janë një çift i lumtur, jo tradicionalë, të sinertë dhe të hapur me njëri-tjetrin. Romantiku Xhim, i pandreqshëm, shumë emocional ka kujtuar dhe dhuratën që I ka bërë Kozetën e ndërsa ajo nga ana e saj, ka vlerësuar qëndrimin e Xhimit Brenda shtëpisë, dhe kurajon që ka pasur për të mbajtur një secret të tillë. Njëkohësiht Xhimi ka pohuar mbi gjendjen e tij ku Kozeta u fut në shtëpi si një nga pjesëtaret e produksionit. Ai në fillim mbeti i shtangur e ndërsa e përmbajti veten, por në fund nuk rezistoi dot, kur fshehtas banorëve i puthi dorën, për të vijuar me një takim të gjatë dhe shumë të përmallshëm në dhomën e surprizave. Mes përqafimeve, çmalljes dhe emocioneve ai u kthye tek banorët e tjerë ku u tregoi se kishte takuar Naduan, nënën e tij, duke ruajtur ende sekretin.

Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë