Misioni i tre vajzave  për të përçarë çiftet në shtëpinë e Big Brother duket se ka nisur. Një prej vajzave, Ardjana është afruar tek Eraldi, i cili në atë momente nuk ishte pranë partneres së tij Esterinës.

“Ku e ke nusen ti që je vetëm?”-është shprehur Ardjana. Më pas ajo theksoi me zë të lartë se çiftet duhet të jenë gjithnjë së bashku  dhe duhet që të përkrahin gjithmonë njëri-tjetrin.

Më pas ajo ka vijuar duke i thënë“më zgjidh mua si partnere se do të jem gjithmonë besnike, nuk do të lë asnjëherë vetëm”.

Por Eraldi e ka kaluar me të qeshur duke u shprehur se mund të qëndronte me të dyja.

big brother

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)