BB8, banorët jo më në çifte,
tashmë secili lojë individuale 

BB8, banorët jo më në çifte,<br />tashmë secili lojë individuale 
Ndryshojnë rregullat e lojës në shtëpinë e Big Brother. Vendimi më i fundit i Vëllait të Madh është se banorët do të luajnë jo më në çifte por secili në mënyrë individuale.  

Ky vendim nga banorët është pritur në mënyra të ndryshme.  Marina flet menjëherë me Eleonorën se si do vazhdojë, sepse ajo nuk di të bëjë lojë.

Eleonora e këshillon që ajo të jetë vetvetja. Eleonora i thotë Marinës që do ta ketë gjithmonë në zemër.

Xhensila ndryshe nga Marina është shumë e lumtur. Xhensila thotë se ajo me Zaidën janë shumë të kundërta në mendime dhe tani do të jetë e lirë t’i kundërvihet kur ka diçka që nuk i pëlqen.

Tea thotë që edhe pse u ndanë si çifte përsëri do të jenë më afër me ata banorë që kanë pasur si partnerë.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)



 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë