Alba një prej banoreve të shtëpisë së Big Brother është ndjerë  një çast keq pasi e ka konsumuar cigaren që banorët ndanë midis tyre mjaft shpejt.

Menjëherë banorët e kanë rrethuar dhe Jonida ka thirrur Diedonin që ti jap asaj ndihmën e parë. Alba ka refuzuar por banorët kanë vijuar ta ngacmojnë Albën për Diedonin.

Ky i fundit iu drejtua Albës duke I thënë se ajo duhet të kishte besim tek ai pasi dinte si të ofronte ndihmën e parë.

Më pas ai afron pjesën e qafës së tij tek hunda e Albës duke iu thënë banorëve që ajo vjen në vete me aromën e tij.

Kaq ka mjaftuar që banorët të nisin sërish ngacmimet për një lidhje të mundshme mes tyre.

bb8

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)