BB8, Fisniku i rrëfen Teas se ka
 eksperimentuar me drogën

BB8, Fisniku i rrëfen Teas se ka<br /> eksperimentuar me drogën
Në shtëpinë e Big Brother vazhdojnë të rrëfehen sekrete, edhe nëse nuk janë shumë të këndshme, ashtu si në këtë rast.

Fisniku dhe Tea rrinë për kohë të gjatë në oborr duke biseduar. Ata bisedojnë për tema dhe histori të ndryshme. Për marrëdhëniet e tyre me shoqërinë dhe eksperiencat që kanë. Tea i tregon Fisnikut se ka shumë frikë nga dentisti. Fisniku nuk duron dot dhimbjet e bajameve. Ka qenë e padurueshme. 

Tea, ndër disa histori që tregon, tregon për një rast të veçantë. Ajo ka shkuar në një dasmë ku kishte shumë të rinj. Disa nga ata dilnin shumë shpesh jashtë. Tea kishte parë që ata përdornin kokainë. Ishte hera e parë për ajo shikonte një gjë të tillë. Shoqëruesi i saj po ashtu e përdorte dhe kishte insistuar shumë që dhe Tea ta provonte. Ajo nuk ka pranuar dhe ka pasur një ndjesi shumë të keqe pas asaj që ka parë. Tea pohon se droga nuk e kuriozon aspak edhe pse është shumë kurioze si njeri. 

Fisniku i rrëfen Teas se ai ka provuar, por gjesti sesi merret droga nuk i pëlqen as atij. Fisniku ka dëshirë që në jetë, t’i provojë të gjitha dhe të marrë të mirat dhe të këqijat e kësaj jete. Tani droga e vetme e Fisnikut është cigarja. Ai nuk mund të rri dot pa të. 

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Të veshura me fustane nusërie, Edlira e Alba, çifti i së njëjtës gjini kurorëzojnë dashurinë në tarracën e bashkisë Tiranë

FOTO/ Të veshura me fustane nusërie, Edlira e Alba, çifti i së njëjtës gjini kurorëzojnë dashurinë në tarracën e bashkisë Tiranë