BB8, Kika: Alba ka filluar të ndjejë për Fatjonin

BB8, Kika: Alba ka filluar të ndjejë për Fatjonin
Vetëm në pak ditë nga nisja e reality show, “Big Brother Albania 8”, duket se kanë nisur grupimet dhe pëlqimet e para mes banorëve. Fatjoni, Kika dhe Eleonora largohen nga grupi pasi mendojnë që është ende herët për të dhënë mendime për të tjerët. Ndërsa Kika ka dëgjuar të përflitet që Fatjoni, Xhensila, Eleonora, Kreshniku dhe vete ai kanë krijuar grupe. Eleonora qesh duke e mohuar këtë gjë.

Kika i rrëfen Eleonorës se ai mendon se Alba ndjen për Fatjonin. Kika: “Ata mbajtën dy orë ligjëratë”:- i thotë ai, ndërsa Eleonora qesh dhe thotë se Alba nuk është ajo natyrë. Kika është i bindur që Alba ndjen diçka dhe Fatjoni do ta ketë gur rezervë për të bërë lojë. Megjithatë ndryshe nga Kika, Fatjoni nuk është dakord me mendimin e Kikës. Ai nuk sheh të njëjtën gjë tek Alba. Eleonora mendon që tipi i Albës nuk do ta mbante të fshehur këtë gjë. “Në qoftë se ajo do ndiente diçka për Fatjonin do ta shprehte”,-thotë Alba.

bb8

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit