BB8, Konkurrentët kundër
Albës: “Ti e privon Diedonin”

BB8, Konkurrentët kundër<br />Albës: “Ti e privon Diedonin”
Vijojnë dinamikat në Shtëpinë e Vëllait të Madh. Banorët menjëherë pas rrëfimit të Diedonit sulmojnë Albën. Ata njëzëri i thonë se ajo e privon shumë Diedonin. Alba u përgjigjet se po privon veten në marrëdhënie me Diedonin pasi po ndan më shumë kohë me ta sesa me të dashurin e saj.

Eleonora i sjell në vëmendje që janë në një lojë. “Për sa kohë ti ke të drejtën të më nominosh duhet të më përgjigjesh për disa gjëra. Unë dua të njoh Diedonin dhe ti nuk mund të më ndalosh. Këtu jemi në një lojë .Nëse ti nuk do që të njihesh me të gjithë të lutem merre dhe Diedonin dhe largohu diku tjetër” i thotë Eleonora.

Banorët e tjerë e mbështesin. Ata i thonë se ka dhe detyrime përveç të drejtave. Xhensila i kujton se ajo nuk ka marrë pjesë në shumë lojëra që ata vetë kanë bërë në shtëpi duke mos lejuar as të dashurin e saj. “Si do veproje nëse këto lojëra do ti caktonte Vëllai i Madh?” e pyet ajo.
Alba si e zënë në faj nis të belbëzojë.

Banorët përgjigjen për të dhe thonë se do ishte bërë pjesë e së gjithës. Fatjoni thotë se nuk ka parë fare në shtëpi Albën të njëjtën gjë i thotë dhe Maria. Ata i vënë në dukje asaj dhe faktin se ndërhyn gjithmonë në gjithçka ku flitet apo flet Diedoni.

Diedoni ndërhyn dhe mundohet që të shpjegoj situatën. Ai pak më par u vu në pozitë të vështirë në marrëdhënie me Marsuelën. “Unë e njoh Albën dhe ajo është shumë xheloze. Përpos kësaj dhe shumë egoiste. Ajo në çdo aspekt kur diçka e ka të vetën e do vetëm për vete dhe në një lidhje është kështu. Unë jam mundu të gjej në një mesme të artë” u thotë ai banorëve duke gjetur mundësin të shfajësojë dhe mos reagimin e tij në lidhje me xhelozinë e Albës për Marsuelën.

Ai vazhdon më tej tu thotë se ajo është shumë impulsive dhe reagon në cdo situatë. Fatjoni ndërhyn duke i thënë Albës se ajo më shumë bërtet sesa flet dhe jep mendime.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor